Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Për herë të parë fillojnë shërbimet laparaskopike në Klinikën e Urologjisë pranë QKUK-së

Mar 24, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ishte sot për vizitë në Klinikën e Urologjisë ku u prit nga drejtori i Klinikës e Urologjisë dr. Petrit Nuraj, ku u kryen operacionet e para të këtij lloji në shërbimin shëndetësor publik.

Synimi i kësaj Klinike është zhvillimi i laparaskopisë urologjike dhe urologjisë perkutane (PNL).

“Jam duke e përsëritur në çdo takim me profesionistët shëndetësorë se jam në dispozicionin tuaj dhe ju lutem mos më kurseni për çkado që keni nevojë për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore.

Ju përgëzoj për shërbimin e ri që keni filluar dhe ju ftoj që bashkërisht të punojmë për zgjerimin e shërbimeve tjera”.

MSH do të rrit cilësinë e shërbimeve dhe zgjeron listën e shërbimeve në sektorin publik, tha ministri Vitia me rastin e vizitës në Klinikën e Urologjisë, me ç’rast takoi edhe pacientët e shtrirë në këtë klinikëm thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM