Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Strategjia e Sundimit të Ligjit ndihmon arritjen e rezultateve të rëndësishme në sistemin e drejtësisë

Pri 4, 2023

Ministria e Drejtësisë, sot ka organizuar takimin e radhës të Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit për të diskutuar rreth Raportit 1 vjeçar për zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Rregullat e Procedurës të strukturave institucionale të Strategjisë, si dhe Analizat e Politikave që i paraprijnë Planit të ri të Veprimit 2024 – 2026.

Para anëtarëve të këtij Komiteti, ministrja Haxhiu ka shpalosur punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë të cilat janë ndërmarr me synim të reformimit të sistemit të drejtësisë në vend. Marrë parasysh rezultatet e raportit 1 vjeçar për zbatimin e Strategjisë për Sundimit e Ligjit, ministrja Haxhiu u shpreh e bindur se kjo Strategji është një nga instrumentet kryesore që ndihmon këtë reformë dhe rrjedhimisht arritjen e rezultateve të rëndësishme, të cilat ne i synojmë.

Ministrja Haxhiu falënderoi për bashkëpunimin e ofruar të gjitha institucionet e përfshira të cilat me nënshkrimin e këtij dokumenti janë zotuar për zbatimin e aktiviteteve tejet të rëndësishme për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Haxhiu bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë, ka miratuar një numër të madh të politikave, akteve ligjore, e nënligjore, të cilat janë të rëndësishme dhe shtrojnë rrugën drejt zbatimit të suksesshëm të reformës, ku njëherit ka arritur të zbatojë në mënyrë të plotë 43% të aktiviteteve përkatëse.

“Përkundër këtij suksesi të arritur, këto ndryshime ligjore do të përcjellën në të ardhmen edhe me masa zbatuese konkrete, ashtu që ligjet e politikat mos të mbesin vetëm në letër por ato të arrijnë tek qytetarët, pra që ata të përfitojnë nga një sistem i drejtësisë i reformuar, siç edhe e meritojnë” tha Haxhiu.

Ajo ka përmendur edhe progresin që është arritur në zhvillimin e agjencive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë mobilizimin që është bërë me odat e profesioneve të lira për të zbatuar detyrimet e tyre me qëllim që të sigurohet efikasitet dhe që puna e tyre ndërlidhet drejtpërdrejtë edhe me efikasitetin e gjyqësorit.

Në mbyllje të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtar dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për bashkëpunimin korrekt dhe shumë të dobishëm, duke luajtur një rol kyç në këtë reformë dhe në arritjen e rezultateve të dëshiruara, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM