Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se libri me 600 mijë vargje të këngëve kreshnike shqiptare promovohet në New York.
”Wild song, sweet song”, libër që kalon nëpër tingujt e kujtesës shekullore arbërore, i autorit Prof. Dr. Zymer Neziri dhe i botuar nga Universiteti i Harvardit, është promovuar në Universitetin Columbia të New York-ut.
Një publikim i tillë shënon arritje për albanologjinë dhe kulturën e vendit, promovim të vlerave tona si dhe ruajtje të trashëgimisë dhe identitetit tonë etnik, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






