Build Skills with our trainings

Sign up now!

Njësitet policore në veri, konfiskojnë 84 paketime të kafes, të cilat transportoheshin pa dokumente

Pri 30, 2023

Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, tek ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente.

Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur 51 paketime me nga 1 kilogram kafe dhe 33 paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte.

Njësitet relevante policore, lidhur me rastin kanë kontaktuar njësitin e doganës, ku sipas procedurave të parapara është bërë pranim dorëzimi i automjetit dhe mallit tek njësitet doganore, për të vazhduar me procedura të më tutjeshme ligjore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM