Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Në veri të vendit arrestohen dy persona për veprën penale posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve

Maj 31, 2023

Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.

Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

– një (1) shufër metalike (policore),

– një (1) maskë kamuflazhi,

– disa thika,

– disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),

– disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,

– telefona celularë,

– sprej të ndryshëm,

– sfera metalike,

– lidhëse plastike,

– një (1) automjet,

– një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe

– një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.

– një (1) çekan etj.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM