Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen dy persona, nën dyshimin detyrim i viktimës të transferojë kriptovaluta në vlerë 110 mijë €

Qer 9, 2023

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saa në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që janë përfshirë në raste kriminale.

Kësisoj, në Prishtinë, policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka arrestuar dy persona të dyshuar, në dyshimin se të njëjtit me anë të kanosjes, kanë detyruar viktimën të transferojë kriptovaluta në vlerë prej 110 mijë eurosh.

Detyrimi dyshohet të ketë ardhur në emër të një borxhi të pretenduar nga ana e të dyshuarve.

I dyshuari; V.H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa i dyshuari;

  1. M.H, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është proceduar më tej.

Ndaj të dyshuarve aktualisht policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Detyrim”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM