Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova fiton të drejtën e organizimit të Olimpiadës së 14-të matematike evropiane për vajza (EGMO) 2025

Kor 7, 2023

Republika e Kosovës ka fituar të drejtën e organizimit të Olimpiadës së 14-të Matematike Evropiane për Vajza (EGMO) për vitin 2025

EGMO është gara më prestigjioze ndërkombëtare matematike për vajza që ka për qëllim t’i inkurajojë vajzat që të merren me matematikën dhe zbatimin e saj. Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës dhe në të marrin pjesë rreth 60 shtete, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë.

Kryeministri Albin Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se fitimi i së drejtës së organizimit të EGMO 2025 është një arritje e jashtëzakonshme për Kosovën dhe një dëshmi e qartë se Kosova ka kapacitete profesionale e organizative për të qenë udhëheqëse e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare.

 

E falënderoj Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) për angazhimin e tyre të pandërprerë në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë. Puna e tyre ka ndikuar thellësisht në avancimin e matematikës në Kosovë, duke ofruar mundësi e mbështetje profesionale të rinjve tanë për t’i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet më prestigjoze ndërkombëtare si IMO e EGMO.

 

Organizimi i EGMO është edhe një mundësi e mirë për të promovuar vendin tonë si një vend me vlera evropiane ku vlerësohen dhe mbështeten të rinjtë e talentuar.

 

Qeveria e Kosovës do të mbështesë në vazhdimësi aktivitete të tilla të rëndësishme dhe do të investojë në rritjen e mundësive për nxënësit tanë të talentuar në fushën e matematikës dhe zbatimit të saj.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM