Build Skills with our trainings

Sign up now!

LVV: Ligjet e miratuara synojnë reformën në drejtësi, ekonomi dhe ndjekjen e agjendës evropiane

Kor 31, 2023

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka mbajtur konferencë për media ku është thënë se me rreth 50 ligje dhe 11 marrëveshje ndërkombëtare të miratuara mbyllet sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës. Ligjet e miratuara synojnë reformën në drejtësi, ekonomi dhe ndjekjen e agjendës evropiane.

Ligji për konfiskimin e pasurisë, ligji për Fondin Sovran, për Parqet Industriale dhe Teknologjike, për Investime të Qëndrueshme, Ligji për rritjen e pagës minimale, për çmimin e produkteve medicinale, për skemat pensionale, për ndërtimet pa leje, për tatimin në pronë, për kinematografinë, për zgjedhjet që ua mundëson mërgatës votimin nga ambasadat, për edukimin në fëmijërinë e hershme, ligji për krimet e luftës, janë vetëm disa prej ligjeve tejet të rëndësishme që janë miratuar në këtë sesion pranveror të Kuvendit.

Të gjitha ligjet e miratuara:

Ligji për sigurinë kibernetike;

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin;

Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural;

Ligji për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes;

Ligji për pyjet;

Ligji për antidoping;

Ligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve;

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarje buxhetore;

Ligji për kinematografinë;

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për miniera dhe minerale;

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që përcakton shumën beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat për caktimin e pagës dhe shkallën tatimore në të ardhura personale vjetore; Ligji për zhvillimin rajonal të balancuar;

Ligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse,

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për energji;

Ligji për çmimin e produkteve medicinale;

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje;

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme;

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Ligji për tubime publike;

Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;

Ligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar;

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive ekzekutive;

Ligji për Prokurorin e Shtetit;

Ligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim;

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës;

Ligji për aderimin në Marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur;

Ligji për procedurën e përgjithshme administrative;

Ligji për edukimin në fëmijërinë e hershme;

Ligji për personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre;

Ligji për procedurën përmbarimore;

Ligji për krimet e luftës;

Ligji për ekspertët gjyqësor;

Ligji për mjekësinë ligjore;

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Gjatë sesionit pranveror janë miratuar gjithsej 11 marrëveshje ndërkombëtare:

Ligji për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor;

Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor;

Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve; stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore; Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë;

Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin korniza e qyteteve të gjelbra 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë -ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim;

Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim;

Ligji për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave tё njeriut;

Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022, Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale; Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin;

Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale, thuhet në komunikatën për media e LVV-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM