Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës realizon operacion policor për realizim të Ndihmës Juridike të autoriteteve zvicerane

Gus 8, 2023

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me prezencën edhe të autoriteteve zvicerane, sot kanë realizuar një operacion policor për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special.

Gjatë operacionit policor, janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Kosovë. Urdhri për kontroll është lëshuar bazuar në kërkesën përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane.

Rasti ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar procedurë penale me dyshimin se të pandehurit kanë kryer apo janë të përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, ku të dëmtuarit janë personat që jetojnë në Zvicër.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante, rasti është ende në proces hetimor dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve do të vazhdojë për trajtim të mëtutjeshëm të rastit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM