Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK: Punëtorë të arsimit dhe ju nxënës, urime viti i ri shkollor 

Gus 31, 2023

SBASHK-u duke iu uruar punëtorëve të arsimit dhe gjithë nxënësve për vitin e ri shkollor, i ka falënderuar që kësaj  radhe nuk kishin kërkesa për veprime sindikale dhe kjo ka dhënë shpresë se ky vit shkollor do të ketë fillim dhe rrjedhë të mbarë, por MASHTI u kujdes që kjo të mos ndodh duke sjell vendim të gabuar për tekstet  shkollore, vendim ky që ka krijuar shqetësime e stres të  punëtorët arsimorë në mësimin shqip, por dhe te kolegët në mësimin në gjuhën boshnjake e turke.

Të nderuarit mësimdhënëses të Kosovës ju keni qenë të përkushtuar në misionin e shenjtë të edukimit e arsimit të brezave nëpër vite e dekada  dhe keni kaluar me sukses pengesat që na krijuan të tjerët. Ju lus që të angazhoheni maksimalisht  e të kontribuoni aq sa mundeni që pajisja me tekste shkollore të  bëhet në mënyrën më të mirë të mundur  e sidomos për nxënësit që vijnë nga familje me gjendje më të rënduar ekonomike.

Anëtare e anëtarë të SBASHK-ut, ministrja Nagavci, në  vend që të kërkojë falje nga prindërit, nxënësit e mësimdhënësit për problemin që ka krijuar lidhur me tekstet shkollore, ajo kishte bërë pyetje se kë përfaqëson Jasharaj.

Ajo, si duket, ka besuar se  do të jep rezultate plani i  saj dhe i ministrit Murati  se duke krijuar pengesa, që nuk ndodhin në as një vend demokratik të botës,  punëtorët e arsimit nuk do të regjistrohen si sindikalistë në e-Kosova  dhe kështu  do të shuhet SBASHK-u. Por, Nagavcit nuk ia paskan treguar  lajmin se SBASHK-u nuk u shua, por vazhdon rrugëtimin me unitet të plotë e me shumë angazhime në shërbim të arsimit dhe do  ta ngrit zërin në emër të anëtarësisë.

Pra, Jasharaj përfaqëson mijëra e mijëra anëtare e anëtarë të SBASHK-ut që nga çerdhet e deri në universitete. Nagavci me tendencën për të krijuar  përçarje deklarohet se ky vendimi i ri për tekstet shkollore qenka  edhe në shërbim të mësimdhënësve. Ajo, mbase ka menduar se kështu i kursen nga lodhja  e ndarjes se teksteve shkollore  për nxënësit e tyre, por ata nuk e duan këtë kujdes sepse me kënaqësi e të lumtur e kanë kryer këtë veprim duke  i parë të gëzuar nxënësit për tekstet e reja shkollore.

Sa është kujdesur e kujdeset Nagavci për punëtorët e arsimit u pa kur i gëzohej angazhimit të Qeverisë për ndëshkim me ndalim pagash pse punëtorët e arsimit  kishin qëndruar arsyeshëm në grevë. Dhe kur u bënte presion edhe me inspektorë që të mbajnë mësim për të kompensuar orët e humbura në grevë.

Ministre mos u mundoni kot se sindikatën tonë u munduat ta shuani, por SBASHK ishte dhe mbetet sindikatë e punëtorëve të arsimit që nga çerdhet e deri në universitete dhe do të vazhdojë të jetë zë i tyre, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM