Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës pranon donacion nga OSBE-ja, poligonin e Njësisë me qen-K9

Sht 28, 2023

Në Kampin e Njësive Speciale ‘Vrella’, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, pranuan donacion poligonin e sapondërtuar për trajnimin e Njësisë me qen (K-9), e cila u dorëzua nga ambasadori i OSBE-së, misioni në Kosovë, Michael Davenport.

Ceremoninë e pranimit të donacionit e nderuan me prezencën e tyre ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde, përfaqësues nga Bashkimi Evropian, ambasadës franceze si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

Poligoni së bashku me pajisjet e specializuara për përdorimin e Njësisë K-9 është ndërtuar në kuadër të projektit “Mbështetje për forcimin e kapacitetit të Njësisë me qen (K-9) të PK-së, për zbulimin dhe konfiskimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve”, i financuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Franca dhe Norvegjia.

Me këtë rast drejtori Hoxha shprehu falënderim të veçantë për misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe partnerët përkrahës financiar të projektit si: Bashkimi Evropian, ambasada e Gjermanisë, ambasada e Francës si dhe e Norvegjisë. Ky poligon stërvitor do t’i shërbejë PK-së në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operacionale dhe taktike në luftimin e të gjitha akteve kriminale, e në veçanti luftimin e përdorimit ilegal të armëve të vogla dhe të lehta, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vendin. Policia e Kosovës synon të jetë lider në rajon, në ngritje të kapaciteteve me Njësinë K9 si dhe ofrimin e trajnimeve për njësitë me qen edhe për agjensionet tjera në Kosovë si dhe në rajon me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe avancimit të kontributit të PK-së në sigurinë rajonale.

Ambasadori i OSBE-së Misioni në Kosovë theksoi: Sot, si kurrë më parë, është me rëndësi jetike që të forcohen kapacitetet për zbulimin dhe konfiskimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve të paligjshëm. Ky është prioritet i lartë për Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe për OSBE-në në tërë rajonin. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që OSBE-ja e ka me Policinë e Kosovës në këtë fushë, me mbështetje të Gjermanisë, Francës, Norvegjisë dhe BE-së. Është kënaqësi që bashkërisht i dorëzojmë PK-së Poligonin e ri dhe modern të trajnimit për Njësitë K9, duke shfrytëzuar potencialin e qenve të trajnuar mirë për të zbuluar dhe zmbrapsur tregtinë e paligjshme të AVL-ve.

Gjatë ceremonisë së donacionit, në poligon nga njësia me K9 u demonstrua një ushtrim, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM