Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Inaugurohet Këshilli i ri Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM)

Tet 10, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se pas një kohe të gjatë dhe pune të palodhshme, po shënojmë fillimin e një hapi të ri në procesin e përmirësimit të cilësisë së arsimit në vendin tonë, sot inauguruam Këshillin e ri Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM).

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se kemi përzgjedhur anëtarë me kredibilitet profesional për të përfaqësuar KSHLM e kjo do të sigurojë që këshilli të ketë një rol të fuqishëm dhe të efektshëm në përmirësimin e mësimdhënies, krahas kësaj, kemi finalizuar një pako legjislative ku bën pjesë edhe Udhëzimi Administrativ për KSHLM i cili sjell disa risi të rëndësishme.

 

Ky UA përmbanë dispozita për transparencë në të gjitha fazat e procesit të licencimit, përfshirë aplikimin online dhe menaxhimin transparent të procesit të licencimit të mësimdhënësve.


Mësimdhënësit luajnë rol të rëndësishëm në formimin e të ardhmes dhe përmirësimin e shoqërisë.

 

Jam e bindur se puna e këtij këshilli do të sjellë rezultate të shkëlqyera në fushën e arsimit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM