Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Energjia elektrike është interes kombëtar, siguria energjetike është siguri kombëtare

Tet 15, 2023

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se këto dy vjet e gjysmë qeverisje, kanë punuar në mënyrë metodike për zgjidhjen afatgjate që meriton vendi ynë. Fillimisht kanë ndarë 120 milionë euro për të siguruar furnizim të rregullt me rrymë dhe për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset nga rritja e çmimit të energjisë, të shkaktuar nga kriza energjetike. Pastaj, kanë vendosur themelet për rritjen e kapaciteteve të prodhimit, duke siguruar 700 milionë euro investime në këtë sektor, në mesin e tyre marrëveshja për bateritë me MCC-në në vlerë prej 237.6 milionë dollarë.

Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se zgjidhja jonë na siguron se në të ardhmen do të kemi më shumë prodhim, sidomos nga burime të ripërtërishme dhe më pak shpenzim të rrymës, rrjedhimisht siguri energjetike më të lartë, dhe pavarësi më të madhe nga importi.

Dimri i vitit 2021 na rikujtoi në mënyrën më brutale brishtësinë energjetike. Kapacitetet tona prodhuese janë të kufizuara i takojnë shekullit të kaluar dhe me dekada nuk është investuar në shtimin e tyre, kurse konsumi i energjisë është rritur në vazhdimësi. Dallimi duhet të plotësohet me import të energjisë.

 

 

Kurse në të njëjtën kohë, kemi nxitur uljen e konsumit të rrymës duke subvencionuar kursimin e saj, dhe rritur efiçiencës përmes masave mbështetëse për pajisje elektrike dhe të ngrohjes. Janë mbi 208 mijë familje kursimtare që kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë dhe 10 mijë sosh që kanë përfituar nga subvencionimi i blerjes së pajisjeve efiçiente të energjisë. Ndërkaq 67 ndërtesa publike janë rinovuar për efiçiencë energjetike dhe ka filluar puna në realizimin e projektin 80 milionësh për Ngrohje Qëndrore me panele solare, përmes së cilit do të ulim konsumin e rrymës për ngrohje dhe do të kujdesemi për ambient të pastër.

 

Zgjidhja jonë na siguron se në të ardhmen do të kemi më shumë prodhim, sidomos nga burime të ripërtërishme, dhe më pak shpenzim të rrymës. Rrjedhimisht siguri energjetike më të lartë, dhe pavarësi më të madhe nga importi.

 

Krahas energjisë, teknologjia dhe inovacionin përbëjnë themelet e ekonomisë së shekullit 21. Vendi ynë tashmë ka një industri të fuqishme të Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit (TIK) dhe me bilanc tregtar pozitiv. Eksporti i shërbimeve të TIK në vitin 2022 ishte rritur për 114% në krahasim me vitin paraprak.

 

Importi është shumë i shtrenjtë. Veçanërisht gjatë dimrit. Veçanërisht në ekonominë post-pandemike dhe pas agresionit rus në Ukrainë.

 

Qeveria është e përkushtuar të investojë në infrastrukturën digjitale, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ekosistemin e inovacionit, që mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të TIK në vend. Tashmë kemi 100% mbulueshmëri të zonave të banuara me Internet brezgjerë. Janë alokuar frekuencat për rrjetin 5G. Së bashku me partnerë zhvillimorë jemi në proces të trajnimit të mbi 3,500 të rinjve dhe të rejave në fusha të ndryshme të TIK-ut. Përkrahëm trajnimin në TIK edhe të mbi 900 të tjerëve përmes sistemit të voucher-ëve. Hapëm Parkun e Teknologjisë Digjitale në Prishtinë.

 

Po investojmë tetë milionë euro në infrastrukturën dhe zhvillimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren. Në ITP është themeluar qendra për ekselencë digjitale, në kuadër të së cilës janë krijuar laboratori për printim dhe skanim 3D, qendra e të dhënave të rrjetit kombëtar për kërkim dhe edukim të Kosovës (KREN), si dhe klasat e pajisura për trajnime në fushën e TIK-ut.

 

Drejt të ardhmes, për të cilën po investojmë sot.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM