Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për veprën, falsifikim i parasë

Tet 17, 2023

Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH-Prishtinë) gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4 I cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti I lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli I shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 €uro, gjithsejtë në vlerë 980 €uro;
  • Automjeti Audi A4 i përdorur në rast
  • 2 (dy) telefona celular;

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në vend, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM