Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia dhe Dogana e Kosovës, koordinojnë aktivitetet në luftë kundër kontrabandës

Nën 11, 2023

Policia e Kosovës në bashkëpunim e koordinim me Doganën e Kosovës, në vazhdën e angazhimeve operative, në luftën kundër kontrabandës së mallrave dhe aktiviteteve tjera te paligjshme, kanë zhvilluar aktivitet dhe kryer kontrolle në dy lokacione në pjesën veriore të vendit.

Ky operacion i përbashkët ka ardhur pas përpunimit e trajtimit të disa informacioneve se në pjesën veriore të vendit po kryheshin aktivitete të paligjshme. Policia ka kontrolluar një lokacion në Zhitkovc të Zveçanit dhe në një lokacion tjetër në hyrje të Leposaviqit.

Në të dy lokacionet ku janë kryer kontrolle janë hasur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet të jetë kontrabanduar. Dogana e Kosovës e ka konfiskuar mallin që kryesisht ishin artikuj ushqimor, në sasi më të madhe pije alkoolike (birra të brendeve të ndryshme, raki, verë, vodka etj.), por edhe çokolata, coca-cola e gjëra tjera të cilat janë evidentuar një njësitet e doganës (për më shumë shih fotot në bashkëngjitje).

Policia në bashkëpunim me doganën do të vazhdojë aktivitetet me qëllim që të parandalojnë aktivitete kriminale ndër kufitare duke bërë që mallrat që hyjnë në Republikën e Kosovës të jenë të kontrolluara në mënyrë që të jenë të sigurta për konsumimin nga qytetarët, por edhe t’i kalojnë procedurat e tatimeve të parapara sipas ligjeve të vendit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM