Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci takon 28 nxënësit e shpërblyer me medalje në garat ndërkombëtare Brainobrain International

Dhj 12, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim 28 nxënës pjesëmarrës/fitues në garat ndërkombëtare të Brainobrain International, të mbajtura në Dubai.

Gjatë takimit bashkëbisedues, ministrja Nagavci i ka uruar nxënësit për suksesin e arritur në gara, ndërsa ka thënë se do të punojmë që jo vetëm këta nxënës, por edhe të tjerët të arrijnë të dëshmojnë njohuritë e tyre në gara të ndryshme.

Nxënësit me këtë rast thanë se ndjehen jashtëzakonisht të lumtur nga fitorja e tyre në këto gara, ndërsa folën edhe për ambiciet e tyre dhe dëshirat për profesione të ndryshme, në të cilat e shohin vetën në të ardhmen.

Brainobrain Kosova u përfaqësua me 28 fëmijë nga komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Podujevës, Lipjanit dhe Istogut, ku prej tyre 18 u shpërblyen me titullin kampion (vendi i parë), 7 me medalje të arta (vendi i dytë) dhe 3 me medalje të argjendëta (vendi i tretë), thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM