Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Më së pari e më së shumti do të ndihmojmë fëmijët të cilët e kanë të domosdoshëm kujdesin e shtetit

Qer 1, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, iu bashkua thirrjes për raportim të dhunës tek fëmijët, në kuadër të fushatës “Bëhu mburoja ime’’ të lansuar sot nga Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryeministri Kurti së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në aktivitetin simbolik të organizuar nga HANDIKOS, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

“Sot e kemi 1 Qershorin – Ditën e fëmijëve dhe natyrisht se përderisa i kujtojmë me gëzim të gjithë fëmijët që shkojnë në shkollë apo në kopsht dhe edukohen, në të njëjtën kohë ndajmë dhembjen me të gjithë fëmijët që janë viktima të dhunës. Zotohemi që më së shumti e më së pari do të ndihmojmë fëmijët në varfëri, fëmijët që janë viktima të dhunës, qoftë fizike ose psikike, dhe fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët e kanë të domosdoshëm kujdesin e shtetit”, tha kryeministri Kurti.

Ai shtoi se së bashku me presidenten, edhe kur kanë shkruar zotimet bashkë, edhe sot kur janë në krye të shtetit, në mendje dhe zemër, i kanë para se gjithash fëmijët e vendit tonë, që janë e ardhmja jonë.

“Konsiderata që kemi për fëmijët tregon se çfarë të ardhme do të ketë shteti e shoqëria jonë”, theksoi Kurti.

Krahas aktivitetit simbolik në Prishtinë, HANDIKOS, në kuadër të fushatës ‘’Bëhu mburoja ime’’, në sheshet e Ferizajt, Gjakovës e Mitrovicës sot vendosi instalacione – kukulla fëmijë, me thënie të fëmijëve që kanë përjetuar dhunë nëpër familjet e tyre, duke bërë thirrje që të ngritet sa më shumë vetëdija për raportimin e dhunës ndaj fëmijëve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM