Build Skills with our trainings

Sign up now!

AME: Situata me zjare vazhdon të jetë e qetë pa rrezik për vatra zjarri, me tendencë përkeqësimi

Gus 15, 2021

Nga raportet e Qendrave Operative Emergjente 112 (QOE 122) në Qendrën Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent (QO AME) në ditët paraprake nga dt. 13.08 deri në raportin e orës 20.00 -07:00 dt.15.08.2021 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës gjendja paraqitet e qetë pa rrezik për vatra zjarri me tendence përkeqësimi!

Zjarri Malor ne Komunën e Suharekës dhe Malishevës, e cila kishte filluar në fshatin Dobërdolan dhe kërcënonte me shtrirje edhe ne fshatin Pagarushë të komunës së Malishevës, pas intervenimit nga njësitë e këtyre Komunave te ndihmuara edhe nga komunat tjera nga Rajoni i Prizrenit, arriti të vihet nën kontrollë deri në eliminimin e terësishëm.

Deri sa dite me pare, shfaqja e zjarrit ne komunën e Vushtrrisë paraqiti rrezik për shtrirje dhe kërcënim, arriti të menaxhohet nga kapaciteti i Komunës dhe ndihmës nga Komunat fqinje, të koordinuara nga QOE 112 Mitrovice jug dhe Prishtinë.

Rajonet tjera deklarojnë qetësi pa përjashtuar vatra zjarri fushore dhe malore, të cilat janë menaxhuar dhe përmbyllur si kërcenim.

Njësitë Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit ne gjithë vendin janë në monitorim të situatës dhe gatishmërisë për reagim eventual!

Qendrat Operative Emergjente 112 (QOE 112) në gjashtë Rajonet e Kosovës përcjellin situatën 24/7, koordinojnë ndihmën autoriteteve lokale në rast kërkese nga niveli Qendror.

Numri unik emergjent 112 është pa pagese dhe ne dispozicion të qytetarëve të vendit pa ndërprerje 24/7, thuhet në faqen zyrtare të AME.

https://ame.rks-gov.net

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM