Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), në kuadër të “Ditëve të Mjedrës”, sot u organizua ditë fushore në pemishten me mjedra në Reçan të Prizrenit.
Në këtë ngjarje mori pjesë zv. ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Imri Demelezi, udhëheqësia nga Caritas-it Zviceran, Komuna e Prizrenit, shoqata Mjedra e Kosovës si dhe agrobiznese dhe fermerë të zonës.
Ne këtë ngjarje u prezantuan te arriturat dhe sfidat e këtij sektori me mjaft potencial në Kosovë. Nga eksportimi i 2000 tonëve të mjedra të Kosovës vetëm vitin e kaluar janë realizuar të ardhura prej 9.8 milionë Euro. Llogaritet se çdo vit rreth 5,000 familje përfitojnë ekonomikisht nga kultivimi i mjedrës ku mbi 98% të produktit eksportohet kryesisht ne vendet e BE-se.
Ne plantacionin ku u mbajt kjo ngjarje në Reçan të Prizrenit, fermeri i mjedrës ne vitin 2021 kishte të mbjellur vetëm 10 ari ndërsa fale çmimit të mirë, profitabilitetit qe ka sjellur kjo kulturë si dhe përkrahjes konkrete nga projekti SIRED dhe kooperativa Red Gold, ai ka shtuar trefishuar sipërfaqen edhe tani ka 30 ari me mjedër.
Zëvendës Ministri, Demelezi, duke falënderuar shoqatën “Mjedra e Kosovës” dhe donatorët, u shpreh se “Kultura e mjedrës përfaqëson histori suksesi për bujqësinë e Kosovës”. Sot kemi 1,500 hektarë mjedër të mbjellur në Kosovë. Falenderojmë edhe stafin profesional të shoqatës Mjedra e Kosovës për punën dhe koordininin e këtij sektori mjaft premtues”.
“Ndërkohë Drejtoresha e Programit për Kosovë nga Caritas-i Zviceran zj. Karin Mathis u shpreh se “janë të kënaqur të shohin se intervenimet nga projekti SIRED po mbështesin zhvillimin e sektorit të frutave të imëta për të rritur cilësinë dhe për të fuqizuar punësimin vendor si dhe eksportet”. Projekti SIRED zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera, thuhet në komunikatën e Mjedra e Kosoves.




