Manifesta 14 njofton se Marta Popivoda është një filmbërëse, artiste dhe kërkuese e cila jeton dhe punon mes Beogradit dhe Berlinit. Shqetësimi parësor në punën e saj ka lidhje me tensionin mes kujtesës, historisë dhe ideologjisë e gjithashtu mes lidhjeve të trupave kolektiv dhe individual.
Punimi i saj “Yugoslavia, How Ideology Moved Our Collective Body” paraqitet në katin e shtatë të Grand Hotel Prishtina nën titullin – mbi dashurinë – si pjesë e “Grand Scheme of Things”, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Yugoslavia, How Ideology Moved Our Collective Body, 2013, ©
Marta Popivoda. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha






