Kryeshefi Ekzekutiv i AKPPM-se Sejdë Tolaj (U.D) ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Florina Berisha dhe Besim Azemi.
Temë e diskutimit ishte domosdoshmëria e bashkëpunimit midis Agjensisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) dhe Shoqatës së Farmacisteve të Kosovës (ShFK).
Tolaj i njoftoi përfaqësuesit e ShFK lidhur me objektivat e përcaktuara në planin e performancës të cilat synon t’i arrijë AKPPM bazuar në resurset profesionale që i ka në dispozicion.
Po ashtu, Berisha prezantoi pikëpamjet dhe rekomandimet e SHDFK-së të cilat duhet ta shoqërojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis AKPPM-së dhe ShFK-së, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.




