Ministria e Kulturës njofton se Culture Moves Europe është një skemë që mbështet lëvizshmërinë e artistëve, krijuesve dhe profesionistëve të kulturës. Është pjesë e vargut të Kulturës së Evropës Krijuese.
Kjo platformë lidh artistë, krijues dhe profesionistë të kulturës nga vendet pjesëmarrëse në programin Creative Europe. Skema e mobilitetit është veçanërisht e fokusuar tek artistët në zhvillim.
Me buxhet prej 21 milionë € ndërmjet 2022 – 2025 do t’i mundësojë rreth 7000 artistë, krijues dhe profesionistë të kulturës që të shkojnë jashtë vendit për zhvillim profesional ose bashkëpunime ndërkombëtare, bashkëprodhojnë, bashkë-krijojnë, prezantojnë veprat e tyre para audiencës së re.
Kush mund të aplikojë?
Skema është e hapur për: artistë, krijues dhe profesionistë të kulturës që punojnë në çdo sektor kulturor përveç sektorit audio-vizual, organizatat që punojnë në çdo sektor kulturor, përveç atij audio-vizual, që organizojnë rregullisht rezidenca ose lloje të tjera projektesh kulturore të kufizuara dhe janë të interesuara të presin artistë dhe profesionistë të kulturës.
Për më shumë informata dhe mundësi të tjera financimi ndjekni dhe kontaktoni faqën e Creative Europe Desk Kosovo, programin e mundësuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.