Këshilli Rinor Kosovar (KYC) është organizatë e cila funksionon që nga viti 1999 e cila ka për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit në vend dhe angazhimin e rinisë nëpër aktivitete jashtë-shkollore. KYC ka aspiruar të veprojë dhe të ndërtojë një shoqëri civile përmes krijimit dhe mbështetjes së organizatave rinore, angazhimit të të rinjve dhe grave në proceset e ndryshimit, zhvillimit të kapaciteteve të tyre, përfaqësimit të zërit të tyre, promovimit të edukimit të vetëorganizuar dhe mbështetjes së zhvillimit të politikave rinore.
KYC më datën 20 dhjetor në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare do të hap ekspozitën e cila do të paraqesë një shembull se si duhet të duket një qendër rinore për të rinjtë e komunës së Prishtinës. Punimi ka për qëllim të promovojë nevojën e hapësirave rekreative për të rinjtë dhe shërbimet që atyre ju nevojiten në to.
KYC ju fton që të na bashkëngjiteni me datën 20 dhjetor prej orës 12:00 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, thuhet në komunikatën për media e Këshillit Rinor Kosovar.