Ministri i Mbrijtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim lamtumirës këshilltaren e Zyres Ndërlidhëse të NATO-së, nënkolonel Dr.Anika Benesch.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se e këtë rast për shërbimin e saj dhe kontributin e dhënë në fushën e shëndetësisë, avancimin e kapaciteteve të FSK-së në këtë drejtim, ka dekoruar nënkolonel Dr. Anika Benesch me Medalje për Shërbim të Shquar.
Roli i trupës këshilluese të NATO-së në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit është tejet i rëndësishëm, dhe përbën element të pazëvendësueshëm për konsolidimin e FSK-së në hapa të sigurt e konform standardeve të shteteve anëtare të NATO-së.
I shkëlqyer është bashkëpunimi me të gjithë këshilltarët e Zyres Ndërlidhëse të NATO-së andaj i tillë do të jetë edhe me pasuesen e nënkolonel Dr. Benesch.
Dr. Benesch i dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e ri të saj.