Në mbledhjen e 136 të Qeverisë u miratua Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky agjencion do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.
AISM, agjencion që do amplifikojë mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare!