Build Skills with our trainings

Sign up now!

FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa të SHBA

Pri 17, 2023

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se pas katër ditë sfiduese sot ka përfunduar gara Best Warrior Competition, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pjesë e kësaj gare ishin dhe dy nënoficerët e FSK-së, Rreshter Astrit Gashi dhe Ushtar Specialist Sokol Hoxha, të cilët treguan rezultate të larta në 16 disiplinat që ishin përzgjedhur të sfidoheshin pjesëmarrësit.

Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e garës me ftesën e Gardës Kombëtare të Iowa-s, në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit që ka FSK-ja, me Gardën e Iowa-s.

Gara ishte mjaft sfiduese dhe përmbante 16 disiplina ushtarake të aspektit teorik dhe praktik që pjesëmarrësit u sfiduan si në: testim fizik, taktika luftarake lëvizja në formacione, vendosja e minave në zonë luftimi, operimi me mitraljer M240 ,M249B, M2.0 CAL, SIGSAUER M17 ,lëshimi nga kulla e repelimit, ndihma e parë në fushëbetejë. gjuajtje stresuese me M17 dhe M4, marshim me pesha në distanca të gjata etj.

Të gjitha këto sfida me sukses i kaluan nënoficerët e FSK-së, duke u radhitur ndër më të mirët e kësaj gare, Ushtari Specialist Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Rreshter Astrit Gashi në vendin e pestë.

Suksesi i treguar i pjesëtarëve të FSK-së, disiplina, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar në të gjitha organizimet, garat e shkollimit si brenda dhe jashtë vendit, është një motiv i lartë dhe një tregues se FSK-ja, po ec me hapa të sigurte së bashku me partnerët drejt realizimit të qëllimit në integrimet Euro Atlantike, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM