Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për “Shkencëtarin e vitit 2022” ku këtë vit është zgjedhur Valbonë Mehmeti.
Nanavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se Valbonë Mehmeti është Doktore e shkencave të Kimisë, asistente e angazhuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës. Mehmeti është autore e 14 publikimeve shkencore për vitin 2022, prej të cilave 4 si autore e parë. Po ashtu, është autore e dy monografive.
Si Ministri do të vazhdojmë të avancojmë politikat për zhvillimin e shkencës në mënyrë që Kosova të jetë një kontribuese e rëndësishme e shkencës në botë!
Urime e suksese!