Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe pesë komunave tjera për të mirën e qytetarëve tanë, u vulos sot me nënshkrimin e marrëveshjes me kryetarët e Podujevës, Shejtim Bulliqi, atë të Lipjanit, Imri Ahmeti, Xhafer Gashi të Obiliqit dhe nënkryetarët e Fushë Kosovës, Besnik F Osmani dhe Leutrim Ajeti të Graçanicës.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale ne do të bashkërendojmë aktivitetet tona në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave.






