Build Skills with our trainings

Sign up now!

Uraniumi i varfëruar: gjurmëve të së vërtetës

Nën 11, 2015

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas bombardimi shumë çështje kyçe që kanë të bëjnë me uraniumin e varfëruar dhe pasojat e veprimit të tij në shëndetin e njerëzve dhe në ambient jetësor, sikur edhe për reagimet e organeve, kompetente mbesin të hapura dhe kërkojnë përgjigje serioze. NATO dhe disa qeveri të vendeve perëndimore pohojnë se uraniumi i varfëruar nuk ka kurrfarë pasojash të dëmshme, ndërkohë që mjekët dhe ekspertët e tjerë theksojnë numrin e shtuar të të sëmurëve nga tumoret malinje. Publiku, si zakonisht, ende është i politizuar dhe i mungon informata e plotë dhe e vërtetë.

Pikat e ndotjes më të madhe me uranium të varfëruar

Edhe pse të gjitha strukturat politike, lokale dhe ndërkombëtare, që kanë ndikim në Serbi, betohen në atë se thelbi i proceseve demokratike reflektohet në të drejtën e qytetarëve që me kohë dhe në mënyrë të gjithanshme të informohen, asnjë qeveri në gjashtëmbëdhjetë vjetët e fundit nuk e ka shtruar këtë çështje në rend të ditës. Gjithënjë e më shpesh, rrjedhimisht, dëgjohen kërkesa që për hir të zbulimit të së vërtetës të plotë mbi pasojat e përdorimit të uraniumit të varfëruar gjatë bombardimit të Republikës Federative të Jugosllavisë do të duhej të formohej një ekip multidisciplinar ekspertësh i cili, pa kurrfarë politizimi, përfudnimisht do t‘ia shpaloste të vërtetën publikut – çfarëdo qoftë të jetë ajo. Heshtja rreth temave të rëndësishme sigurisht nuk është zgjidhje.

Sipas informatave në dispozicion, municioni me uranium të varfëruar është përdorur gjatë luftës së vitit 1999 në së paku 112 raste, më së shumëti në territorin e Kosovës, në rajonet e Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës. Pak më pak municion është përdorë në sulmet e bombarduesve amerikanë në rrethinën e Vranjes, Preshevës dhe Bujanocit, sikundër edhe në një lokalitet në Malin e Zi. Dhe, përkundër asaj se sipas disa vlerësime bëhet fjalë për sasi shumë më të mëdha, informatat që janë në dispozicion nga NATO konfirmojnë se në territorin e RF të Jugosllavisë janë hedhur mbi dhjetë tonelata të uraniumit të varfëruar.

  1. Slobodan Čikarić

Kryetari i Asociacionit për Luftë Kundër Kancerit në Serbi, profesor dr.  Slobodan Čikarić ka publikuar para disa muajsh një artikull në të cilin pohon, bazuar në analizën e raporteve vjetore të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanović Batut“, se për shkak të veprimit të dëmshëm të uraniumit të varfëruar erdhi deri te shtimi drastik i numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve nga leukemia dhe limfoma. Mbi këto zbulime, megjiithatë, deri më tash nuk është zhvilluar ndonjë debat serioz në nivelin zyrtar.

“Në periudhën prej vitit 2000 deri më 2005, kemi një rritje të rëndomtë të rasteve të reja të sëmundjeve malinje prej 1 deri 2 për qind mesatarisht, që është në harmoni me trendin që mbizotëron në botë. Mirëpo, shtatë vjet prej kur në territorin tone gjatë bombardimit është përdorur uraniumi i varfëruar, me fjalë të tjera më 2006, vjen deri te kërcimi – shkallë e incidencës është 59% më e lartë se më 2005 për këtë grup të sëmundjesh malinje. Shkalla e mortalitetit për të njëjtën periudhë është 118% më e lartë dhe ky trend vazhdon në këtë nivel deri më 2010. Ky është krim ndaj popullatës civile, e pasojat do t’i ndjejnë shumë breza në të ardhmen, tërheq vërejtjen profesor Čikarić.

Ekspertët mjekësore thonë se periudha latente për leukeminë dhe limfomat mesatarisht zgjatë rreth shtatë vjet dhe se, në krahasim me periudhën e bombardimit, përfundon mu më 2006. Periudha latente për format e ndryshme të tumorëve solid malinj është dyfish më e gjatë dhe përfundon më 2014. Profesori Čikarić thotë se të dhënat e Institutit Batut për 2014, që do të shpalosen në fillim të vitit të ardhshëm, do të mund të vërtetonin analizat e tij dhe të tregojnë se uraniumi i varfëruar ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të të sëmurëve nga kanceri solid në Serbi. Mirëpo, Qeveria e Serbisë, nuk ka bë me dije se është e shqetësuar me këto analiza, e për shumicën e mediave kjo nuk ka qenë temë mjaft atraktive.

Nga ana tjetër, qëndrimi i krerëve të NATO-s nuk është ndryshuar në gjashtëmbëdhjetë vjetët e kaluar – pos në kushte shumë specifike dhe të kufizuara, thonë krerët e aleancës ushtarake perëndimore, municioni me uranium të varfëruar nuk është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve dhe ambientin. Në kërkesën e Novi Magazin-it që të sqarojnë se në ç’bazohen kur pohojnë se materiali radioaktiv hedhurinë, i shfrytëzuar gjatë bombardimit të Serbisë, nuk është I dëmshëm,  shërbimi për shtyp i NATO-s ka dërguar një përgjgje me shkrim. “NATO me shumë seriozitet dhe përkushtim të veçantë i qaset shëndetit të ushtarëve dhe banorëve të Ballkanit, sikur edhe për aspektet afagjate të mbrojtjes së ambientit”. Në përgjigje theksohet se, sipas informatave që posedon NATO, asnjë shtet deri më tash nuk ka gjetur prova për shtimin e numrit të të sëmurëve në mesin e ushtarëve në Ballkan, e nuk është vërtetuar as lidhja mes uraniumit të varfëruar dhe problemeve shëndetësore të ushtarëve. Të gjitha informatat e deritashme, thonë në press shërbimin e NATO-s, vërtetojnë se nuk ekziston lidhja e drejtëpëdrejtë mes uraniumit të varfëruar dhe rasteve të shfaqura të kancerit. Në fund, NATO rikujton se hulumtimet e UNEP-it kanë vërtetuar se “nuk ka prova për çfarëdo ndikimi të dëmshëm mbi popullatën civile” dhe se rreziku ndaj njerëzve të cilët i janë ekspozuar uraniumit të varëfuar është “i papërfillshëm”.

“Rreziku i vetëm i identifikuar është vetëm në rastin që me ushqim, në organiziëm, të futet edhe dheu (i kontaminuar), por as në atë rast rreziku radiologjik nuk konsiderohet të jetë tepër i domethënës”, pohon NATO në përgjigjen me shkrim në pyetjen e Novi Magazin.

NATO nuk është përgjigjur bindshëm se në ç’bazohet kur pohon se hedhurinat radioaktive, për deponimin dhe ruajtjen e të cilave ekzistojnë rregulla strikte, bëhen të parrezikshme kur përdoren si pjesë e muncionit dhe kur e quajmë – uranium I varfëruar.

Vendet që kanë marrë pjesë në bombardimin e Serbisë dhe të cilat kanë përdorë municionin me uranium të varfëruar – e deri më tash është vërtetuar se municion të tillë në luftë kundër RF të Jugosllavisë kanë shfrytëzuar vetëm SHBA-të – do të duhej, sipas të drejt drejtës ndërkombëtare, të publikojnë të gjitha informatat relevante mbi lokacionet, llojet dhe sasitë e uraniumit të hedhur dhe të angazhohen në dekontaminimin e terrenit. Krahas saj, do të duhej të bënin kompensimin e popullatës së dëmtuar dhe të paguajnë dëmshpërblimin për shkak të ndotjes së ambientit, nëse do të vërtetohej veprimi I dëmshëm.

Penetruesi i gjetur në Plaçkovicë më 2001

Shembuj të mostransparencës së NATO-s dhe tentimit të fshehjes së informatave ka shumë. Ushtria e Serbisë, si ilustirm, gjatë dekontaminimin në rrethinën e Vranjes, ka zbuluar një lokacion që NATO fare nuk e ka përmendur në raportin e tij. Kjo ishte Plaçkovica, ku gjendej pirgu televiziv i cili është rrënnuar gjatë bombardimit. Kontaminimin e lartë me uranium të varfëruar në këtë lokacion më vonë e ka konfirmuar ekipi i UNEP-it. Sa është rreziku afgatgjatë nga kotaminimi i ambientit në territorin e Serbisë, por edhe në rajon, mund të ilustrojë shembulli nga Gjermania ku para disa vitesh është vërtetuar se mishi i derrave të egër në një rezervat për gjueti ishte i kontaminuar me material radioaktiv I cili ishte liruar gjatë avarisë në centralin bërthamor në Çernobil. Ky shembull qartas tregon se çfarë pasojash mund të ketë ndotja radioaktive me qindra kulometra larg vendit të aksidentit dhe gati pas tre decenjeve.

Profesori Slobodan Čikarić thekson shembullin e ngjashëm nga Beogradi. Ai thotë se më 1986, disa muaj pas avarisë në Çernobil, ka matur radiokativitetin e shtuar në terrenet sportive të Klubit të Tenisit “Partizan” dhe për këtë arsye i ka propozuar drejtorisë që të ndalojë lojën e tenisit për tre muaj. “E distanca ajrore mew Çernobilit dhe Beogradit është 1020 kilometra”, thotë Čikarić dhe tërheq vërejtjen se ekziston rreziku se gjatë bombardimi tre mujor të pjesëve jugore të Serbisë dhe Kosovës që era të ketë shpërndarë grimcat e uraniumit radioaktiv  nëpër tërë rajonin. Ai rikujton se radiokativiteti i shtuar i ajrit gjatë luftës është matur në Greqi e Bullgari.

“Qytetarët e Serbisë kanë të drejtë për dëmshpërlbim meqë kanë qenë, dhe ende janë, në zonën e rrezikut të shtuar.

Uraniumi i varfëruar është material hedhurinë radioaktiv, dhe si i tillë do të duhej trajtuar në mënyrë të posaçme. Ai nuk do të guxonte të hidhej pa kurrfarë kontrolle nëpër shtetet e tjera. Ky është krim”, thotë profesori  Čikarić dhe tërheq vërjejten se ekzistojnë dy efekte kryesore të uraniumit të varfëruar në shëndetin e njeriut –  një është kancerogjeneza, respektivisht procesi i shndërrimit të qelizave të shëndosha në qeliza malinje, e dyta janë mutacionet gjenetike që për pasojë mund të ketë forma të ndryshme të çrregullimeve psiko-fizike të fëmijëve ende të palindur.

Bashkëpunimi i domosdoshëm rajonal

Përkundër krejt kësaj, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës, Ferid Agani beson se pohimet e NATO-s se uraniumi i varëfuar nuk ka veprim të dëmshëm në shëndetin e njerëzve. Ministri Agani thirret në raportet e UNEP-it dhe WHO dhe thotë se qeveria e Kosovës deri më tani nuk “ka marrë asnjë prove shkencore” se në Kosovë ka radiaoktivitet të shtuar.

Ferid Agani

“Në Kosovë nuk ka deponi të posaçmer për hedhurina radiokative”, thotë ministrit. Edhe pse qeveria nuk planifikon që sërish ta hap çështjen e uraniumit të varfëruar dhe rrezikut eventual për shëndetin e popullatës, ministri Agania thotë se nuk e përjashton mundësinë që kjo çështje megjithatë ta vënë në rend dite nëse paraqiten faktet që vërtetojnë ekzistimin e rrezikut.

“Strukturat eksperte dhe politike në Kosovë nuk kanë kurrfarë plani të veçantë që do të ishte në atë drejtim, por kur është në pyetje shëndeti publik, ne gjithnjë do të jemi të kujdesshëm ndaj cilitdo fakt të ri që paraqitet dhe menjëherë do të reagojmë. Por, në këtë moment nuk ekziston asnjë fakt i tillë”, thotë ministri Agani, me vërejtjen se shtruarja e gjitha këtyre pyetjeve është legjitime, por se është i bindur se në këtë rast më shumë është fjala për senzacionalizëm sesa për një rrezik të vërtetë për shëndetin e njerëzve.

Ministri Agani u ka dërguar ftesë publike të gjithë kolegëve në rajon që të tubohen dhe bashkërisht të punojnë në zgjidhjen e të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut dhe me mbrojtjen e ambientit.

“Të gjtiha temat janë legjitime kur bëhet fjalë për shëndetin e njeriut dhe kurrë nuk është e tepërt që të bisedohet rreth kësaj. Do të isha shumë i lumtur nëse vëmendjen tonë për mbrojtjen e mjedisit të mund ta ngritnim në nivel rajonal, meqë problemet ekologjike nuk njohin kufij dhe bashkëpunimi rajonal është i nevojshëm” ka thënë Agani.

Se bashkëpunimi në rajon është i dosmosdoshëm konsideron edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rašić, por ai vlerëson se strukturat politike momentalisht nuk janë të gatshme që seriozisht të merren me zgjidhjen e këtyre çështjeve. “Në këtë moment nuk shoh as potencial politik e as vullnet në këtë qeveri që të iniciohen çështje të tilla. Nëse nuk ka presion, nuk besoj se dikush do të vendos të merret me këtë.”

Nenad Rašić

“Ky tregim mbi uraniumin e varfëruar është dëgjuar menjëherë pas përfundimit të luftës, por askush nuk ka dashur të potencojë këtë dhe të hyjë në analizë më të thellë  meqë është konsideruar se kjo në një fare mënyrë do të minimizonte atë fitore të madhe e cila ishte arritur dhe se do të njolloste aleatët, NATO-n.

Për krejt këtë politikanët kanë shkuar rrugës më të lehtë, por ne bse do të duhet të merremi me pasojat. Neve na nevojitet ndihmë ekperte, teknike dhe financiare. Unë jam i sigurt se disa institucione të BE-së do të mund të bënin këtë mirë, por nidhmë do të mund të kërkonim edhe nga SHBA-të që kjo të hulumtuhet në mënyrë të drejtë, dhe në harmoni me alët të ndërmerren masat që të zvogëlohet rreziku për popullatën.”

Për bashkëpunim më të mirë në nivelin e ekspertëve dhe në nivelin politik angazhohet edhe kryetari i Partisë joparlamentare Ekologjike, Arif Krasniqi. Ai u ka shtuar pyetje të gjitha institucioneve kompetente pyetjen sa është rrreziku për shëndetin e popullatës nga uraniumi i varfëruar, por – siç thotë – përgjigje nuk ka.

“Absolutisht nuk vihet në pyetje se a është i rrezikshëm uraniumi varfëruar. Ai është I rrezikshëm edhe për njerëit edhe për bimët” thotë Krasniqi dhe rikujton se ekzistojnë treguesit jozyrtar se është shtuar numri I të vdekurve nga leukemia në Kosovë.

Krasniqi i ka ftuar të gjithë faftorët politikë në Prishtinë që seriozisht të merren me këtë çështje dhe, po qe nevoja, të kërkohet ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare që të bëhet dekontaminimi dhe sanimi i terreneve që vërtetohet se janë të ndotura. “Interesi ynë është që ta marrim vesh të vërtetën. Askush nuk ka të drejtë që t’i mbyll sytë para kësaj çështjeje. Kët jetojnë njerëzit, ekologjia nuk njeh popuj dhe kufij. Në përgjithësi rrreth kësaj çështjeje nuk është diskutuar shumë, nuk është folur rreth kësaj, dhe kjo nuk është mirë.”

Shtypi i Prishtinës pas përfundimit të luftës ka raportuar mbi uraniumin e varfëruar, por thuajse të gjithë politikanët rregullisht kanë theksur se nuk ka kurrfarë rreziku dhe se “përrallat” mbi uraniumin e vafëruar i iniciojnë ataa “që e kanë humbur luftën.”Për shembull, e përditshmja më 5 janart 2001 ka botuar tekstin në të cilin “një zyrtar i lartë i NATO-s” i paidentifikuar pohon se “uraniumi që ështëpërdorë në Kosovë nuk është I dëmshëm për shëndetin” dhe se pohimet rreth rrezikshmërisë së tij janë “propagandë e thjeshtë.”

“Sasia i uraniumit të varfëruar në aeroplanët tanë është e lejuar me standarde ndërkombëtare dhe nuk shkakton rrezatim, kështu që nuk është e rrezikshme për shëndetin”, theksonte Zëri në ballinë.

E përditshmja Bota Sot një ditë më vonë citon kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili pas takimit me zëvendës ministrin e Mbrojtjes së Italisë kishte thënë se “propaganda mbi ekzistimin e uraniumit të varëfuaru vjen nga ata që kanë qenë kundër intervenimit të NATO-s” në Kosovë.

Ka pasuur ndërkaq, edhe shkrime në shtypin prishtinas që kanë dhënë indicje për ekzistimin e brengës në mesin e pjesëtarëve të aleancës ushtarake. Kështu, për shembull, më 7 qershor 2000, në vlugun e aferës “Sindromi Ballkanik”, sjell rrëfimin e ushtarëve amerikanë në Kosovë, ku theksohet se “për shkak të uraniumit të varfëruar, danezëve u është ndaluar të përdorin ushqimin lokal dhe se u është urdhëruar që të mos kenë fëmijë një vit pas kthimit nga Kosova”.

Kredibiliteti i humbur

Në vlugun e aferës “Sindromi Ballkanik” që e kishte tronditur fuqishëm Evropën, në fillim të vitit 2001 javorja britanike The Economist kishte botuar artikullin në të cilin në mënyrë të drejtpëpërdrejtë e akuzon NATO-n për shpërthimin e kësaj afere, për shkak të reagimit joadekuat ndaj shkrimeve të mediave mbi uraniumin e varfëruar dhe për pasojat e veprimit të tij mbi ushtarët.

Paaftësia e anëtarëve të NATO-s që së paku të diskutojnë në mënyrë të arsyeshme mbi këtë çështje emotive, shkruan The Economist, ka shkaktuar një ndarje potencialisht të dëmshme në radhët e aleancës në këtë moment delikat, kur në SHBA ishte në vlug fushata parazgjedhore, e Evropa ishte duke menduar rreth rolit të saj të ri mbrojtjës.

The Economist rikujton se përdorimi i municionit me uranium të varfëruar në luftën e parë në Gjirin Persik, në Irak më 1991, kur në atë vend janë hedhur së paku 300-350 tonelata uranium të varfëruar, i ka kontribuar brengës së madhe të disa vendeve anëtare të NATO-as, ngase janë evidentuar me qindra raste të sëmundjeve malinje në mesin e ushtarëve, ndërkohë që kjo shifër në mesin e irakianevë ishte shumë më e madhe. Numri sidomos i madh i të sëmurve është regjistruar në Irakun jugor, ku sipas pohimit të The Economist, municioni me uranium të varfëruar “është përdorë në masë të madhe”. Kritikët më të zëshëm të përdorimti të municionit me uranium të varfëruara në kohën e kësaj afere ishin Italia dhe Gjermania, por edhe disa vende të tjera ushtarët e të cilëve ishin sëmurë nga tumoret malinje. Ekzistonte rreziku që këto vende të paraqesin kërkesë direkte për ndalimin e përdorimit të uraniumit të varfëruar pë qëllime luftarake dhe NATO dëshironte që këtë ta evitonte me çdo kusht.

The Economist atëbotë kishte sygjeruar se barra e vërtetimit se nuk ka pasoja të dëmshme do të duhej të binte mbi “ata që besojnë se uraniumi i  varfëruar do të duhej të përdorej në luftëra, e jo mbi ata që janë për ndalimin e tij.”

Disa analistë konsiderojnë se në këtë qëndrim do të mund të gjendej një motiv i fuqishëm që do të nxiste NATO që përmes hulumtimeve, që do t‘i kryenin “institucionet kredibile” sikur UNEP-i, të jepte prova se municioni me uranium të varfëruar nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit. Me këtë do të ndalehshin spekulimet mediale mbi rrezikshmërinë e uraniumit të varfëruar dhe do t’i vihej pika rrëfimit mbi “Sindromin Ballkanik”. Në të kundërtën, ekzistonte rreziku se presioni i opinionit publik në Perëndim do të mund të shpiente drejt ndalimit të përdorimit të këtij municioni, që kundërshtohej fuqishëm nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera perëndimore. Rrjedhimisht, nuk habit fakti se Uashingtoni dhe Londra ishin më të zëshëm në mohimin e ekzistimit të çfarëdo rreziku nga uraniumi i varfëruar. Niveli i radioaktivitetit të uraniumit të varfëruar është shumë i ulët, pohonin, dhe ky lloj municioni nuk është përgjegjës për vdekjen e asnjë ushtari i cili ka luftuar në zonat ku është përdorë ky lloj municioni. Nuk ka arsye për kurrfarë alarme, ishte porosia e Uashingtonit dhe Londrës.

Mirëpo, rreth rrezikut që paraqet uraniumi i varfëruar kanë shkruar shumë media perëndimore. The Economist britanik, për shembull, thekson se është e vërtetë se uraniumi i varfëruar nuk ka rrezatim të lartë, por “gjithsesi është toksik, sidomos kur municioni shpërthen dhe shkakton paraqitjen e pluhurit ose timit që mund të thithet. Komandatët e  NATO-s kanë pranuar ekzistimin e rrezikut me vet faktin se i kanë informuar ushtarët se ekziston një arsye e mirë që t’u shmangen vendeve të cilat janë të kontaminuara me uranium të varfëruar”.  Në vend të fshehjes kokëforte pas frazës se uraniumi i varfëruar nuk është i rrezikshëm dhe se nuk ka kurrfarë problemi, The Economist britanik u ka sygjeruar krerëve të NATO-s se do të ishte shumë më mirë po të thoshin qartas se rreziku nga uraniumi i varfëruar për shëndetin e ushtarëve dhe civilëve është “shumë më i vogël” se sa avantazhi ushtarak që sjell një municion I tillë.

Municioni me uranium të varfëruar

Në kohën e shpërthimit të aferës “Sindromi Ballkanik” Susan Manuel ishte gjetur në postin e zëdhënëses së UNMIK-ut në Prishtinë. Para kësaj kishte punuar rreth dy vjet për misionet e KB-së në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Sot jeton në SHBA dhe për Novi Magazin rikujton se si, pas bombardimit të forcave serbe në BeH më 1995, gazetarët i shtronin pyetje rreth përdorimit të uraniumit të varfëruar. “Atëbotë kam thirrur shumë zyrtarë në Pentagon dhe në Ministrinë e Mbrotjes së SHBA-ve, e ata më pohonin se SHBA-të gjatë fushatës së bombardimeve të forcave të serbëve të Bosnjës nuk kanë përdorë uranium të varfëruar. Atëherë, duke u thirrur në qeverinë amerikane, i kam informuar gazetarët se në BeH nuk ishte përdorë uraniumi i varfëruar. Megjithatë, një vit më vonë, SHBA-të kanë pranuar se kanë përdorë uranium të varfëruar në BeH”, thotë Susan Manuel dhe shton se që nga kjo kohë “dyshon në të gjitha infromatat zyrtare, sidomos pas faktit se SHBA-të kishin gënjyer mbi përdorimin e uraniumit të varfëruar në Bosnjë.”

Ajo ka rikujtuar se mediat evropiane “ishin obsesionuar” me uraniumin e varfëruar në fund të vitit 1999 dhe 2000, kur disa ushtarë spanjol dhe italianë u sëmurën pas kthimit nga Kosova. Për shkak të presionit medial, konsideron Susan Manuel, ishte angazhuar UNEP që të përgat një hulumtim mbi nivelin e radioaktivitetit në lokacionet që konsiderohej se janë të kontaminuara me uranium të varfëruar. “Më kujtohet se kam shkuar në disa prej atyre lokacioneve që i hulumtonte UNEP në afërsi të Pejës, ku fëmijët lirshëm luanin mbi një tanks, i cili ishte shkatërruar nga NATO gjatë sulmeve ajrore,” thotë Susan Manuel.

“Është interesant detaji se thirrnin dhe vinin gazetarët nga të gjitha anët, nga tërë Evropa, nga Turqia…. Por asnjë gazetar nga SHBA nuk kishte ardhur dhe asnjë nuk kishte thirrur. Asnjë media amerikane dhe asnjë media shqiptare e Kosovës nuk ka qenë seriozisht të interesuar për uraniumin e varëfuar, edhe pse sasia më e madhe ishte hedhur në territorin e Kosovos”, thotë Susan Manuel.

Sa është kredbiliteti i burimeve të caktuara zyrtare perëndimore, do të mund të ilustronte edhe e dhëna nga Agjencia për Substancat Toksike dhe p[r Regjistrimin e Sëmundjeve në SHBA, e cila në një hulumtim, fjalë për fjalë pohon se “asnjëherë nuk është vërtetuar asnjë lloj kanceri tek njerëzit si pasojë e ekspozimit ndaj uraniumit natyral apo të varfëruar.”

Jotransparenca dhe jogatishmëria e NATO-s dhe SHBA-ve që të veprojnë në harmoni me normat ndërkombëtare ka sjellur deri te ajo që, të themi, deri sot nuk janë vërtetuar koordinatat për gjashtë lokacioni në rrethinën e Sarajevës, për të cilat dihet se janë gjuajtur me municion me uranium të varfëruar. Thjesht, NATO nuk ka dashur t’i publikojë këto të dhëna, e shembuj të tillë ka edhe në Kosovë edhe në vende të tjera.

Ulrike Lunacek

Parlamenti Evropian deri më tash ka miratuar shumë rezoluta dhe konkluzione ku dënohet përdorimi I uraniumit të varfëruara dhe të cilat vënë në pah pasojat e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

“Në përgjithësi, të Gjelbërtit në Parlamentin Evropian vite më parë fuqishimisht e kanë dënuar përdorimin e armëve me uranium të varfëruar dhe në ftojmë për moratoriumin në përdorimin e kësaj arme” thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyrja e Ulrike Lunacek, në pyetjen e shtruar nga Novi Magazin, nëse përdorimi i municionit me uranium të varfëruar është i rrezikshëm dhe i dëmshëm.

Aspektet ligjore të përdorimit të uraniumit të varfëruar

Gjenerali Slobodan Petković vë në pah se ushtarët e KFOR-it detajisht ishin informuar mbi rreziqet që u kanosen nga uraniumi i varfëruar.

“Pjesëtarët e brigades multinacione ‘Perëndim’ me të hyrë të KFOR-it në Kosovë, në nëntor të vitit 1999, kanë marrë një udhëzues nuklearo-kimiko-biologjik i cili u tërheq vërejtjen për rrezikun nga uraniumi i varfëruar. Në pjesën e titulluar “Rregullat e arta”, shkruan: “Rrini larg tankseve, automjeteve dhe ndërtesave të goditura me projektile apo raketa kryqëzore me uranium të varfëruar. Mbani maskën mbrojtëse nëse punoni në largësi deri 500 metra nga tanksi, automjeti apo ndërtesa e goditur me projektile apo raketa me uranium të varfëruar. Thithja e grimcave të pazbërthyeshme të pluhurit të uraniumit, në afatgjatë, lidhet me pasojat shëndetësore përfshirë kancerin dhe deformimin e të porsalindurve.  Këto pasoja mund të bëhen të dukshme vetëm pas disa vitesh”. Në mënyrë që të zvogëlojnë apo të shmagnin kontaminimin e organizimit, ushtarëve, mes tjerash, u sygjerohet: “Lani shpesh uniformën”, ndërsa në pjesën me titull “Vërejtje”, mes tjerash shkruan: “Ushqimi dhe uji do të jenë të pashfrytëzueshë për shkak të kontaminimimit nga pluhuri i uraniumit të varfëruar. Assesi mos e hani ushqimin që nuk është i kontrolluar. Grimcat që janë thithur, mund të shkaktojnë dëme afatgjate.”. E rekomandimi për veprim me të hasur në gjërat e goditura të ushtrisë serbe janë: “Automjetet dhe materialet e ushtrisë serbe mund të paraqesin rrezik për ushtarët dhe civilët që vijnë në kontakt të afërt me to. Automjetet dhe materialet e shkatërruara apo të dëmtuara duhet t’i kontrollojnë vetëm ekspertët, absolutisht duhet shmangur afërsinë me automjetet që dyshohet të jenë goditur me projeckile me uranium të varfëruar. Largësia nuk guxon të jetë më pak se 50 metra. Nëse jeni detyruar të jeni më afër, duhet të mbani maskën dhe dorezat mbrojtëse në mënyrë që të shmangni depërtimin e pluhurit të uraniumit në organizmin tuaj.”

“Vetëm në saje të njohurisë se është përdorë municioni me uranium të varfëruar, UNEP atëbotë është dashur të reagonte dhe t’i propozonte KB-së që ai që e ka përdorë këtë lloj të municionit, ta kryejë edhe dekontaminimin dhe sanimin e  terenit dhe që i gjithë material radioaktiv të deponohet dhe ruhet sipas rregullave”, konsideron gjenerali Petković.

Shumë analistë theksojnë se nuk është i vërtetë pohimi i NATO-s se nuk ka hulumtime dhe prova ekspertësh se uraniumi i varfëruar është i dëmshëm. Ekziston një literaturë e gjerë ekspertësh që merret me këtë problematikë, dhe krahas kësaj edhe një varg dokumentesh ligjore dhe rezolutash të institucioneve më relevante ndërkombëtare, përfshirë KB-në dhe BE-në, që vënë në pah riskun dhe rreziqet nga uraniumi i varfëruar. Nënkomisioni i KB-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka miratur më 29 gusht 1996 rezolutën në të cilën theksohet se shfrytëzimi i uraniumit të varfëruar për qëllime ushtarake nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare. Ka juristë të cilët pohojnë se përdorimi i uraniumit të varfëruar do të duhej të ishte i ndaluar qysh vetëm në bazë të regullativës ekzistuese juridike ndërkombëtare që ndalon sjelljet dhe veprimet në luftë. Ekspertët juridikë theksojnë se me një analizë komparative të dispozitave të të drejtës ndërkombëtare lehtë do të mund të theksohej se ekzistojnë së paku katër parime bazë që janë të mjaftueshme të konstatohet se përdorimi i uraniumit të varfëruar është i ndaluar me akte ekzistuese juridike. Sipas këtyre parimeve arma mund të përdoret vetëm kundër caqeve legale ushtarake dhe se përdorimi i armës nuk mund të ketë efekt jasht rrethit të atyre caqeve legale ushtarake. Më tutje, arma mund të shfrytëzohet vetëm gjatë kohëzgjatjes së konfliktit ushtarak dhe nuk mund të ketë efekt pas përfundimit të konfliktit. Parimi i tretë thotë se arma nuk mund të jetë “parasyeshë johumane”, gjegjësisht nuk mund të shkaktojë “lëndime të tepërta” apo “vuajtje të panevojshme”, duke marrë parasysh të gjitha normat elementare humane. Parimi i katërt ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit dhe sipas tij arma e përdorur nuk mund të ketë “efekt të parasyeshëm negativ” në mjedisin jetësor.

Juristët, më tutje, theksojnë se do të mund të aplikohej edhe klauzula e De Martens-it, që është përfshirë në preambulën e Konventës së Hagës dhe që ka të bëjë me të gjitha rastet e përdorimit të armëve që individualisht nuk përfshihen në  ndonjë prej konventatve. Nëse do të udhërrëfeheshim vetëm me këto parime, përdorimi i uraniumit të varëfruar për qëllime ushtarake do të duhej ndaluar përgjithmonë.

Komiteti Ndërkombëtar I Kryqit të Kuq (ICRC0) po ashtu ka identifikuar rregullat në kuadër të drejtës ndërkombëtare zakonore, që nënkupton se duhet ndërmarrë të gjitha masat e mundshme të kujdesit në mënyrë që të minimizohet dëmtimi i rastësishëm i mjedisit, dhe që mungesa eventuale e provave shkencore në këtë aspekt nuk i liron palët në konflikt nga ndëmrarrja e këtyre masave. Nëse ky parim merret së bashku me dispozitat e Protokolit Shtesë të Konventës së Gjenevës, që obligojnë të gjitha palët në konflikt t’i ndëmarrin të gjitha masat  e domosdoshme për mbrojten e popullatës civile nga rreziqet që mund të dalin nga operacionet ushtarake, atëherë shohim se ekziston një bazë e qartë ligjore që obligon të gjitha shtetet që marrin pjesë në konflikt që të përmbahen gjatë përdorimit të armëve bërthamore, por edhe gjatë dekontaminimit të rajoneve të godituraNë një studim të Koalicionit Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve Bërthamore (ICBUW) theksohet se përvoja nga Ballkani qartas vë në pah se nuk mund të vlerësohet në mënyrë precize se sa njerëz i janë ekspozuar kontaminimit nga armët të uraniumit, e as që mund të matet saktësisht rreziku për shëndetin e atyre njerëzve. Por, sado relatvie të jenë ato rreziqe, theksohet në këtë studim, është plotësisht e qartë se nuk ishin ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme për zvogëlimin e veprimeve të dëmshme dhe mbrojtjen e popullatës civile dhe mjedist e, sa për ilustrim, madej nuk janë përmbushur as rekomandimet nga raporti i përgatitur I UNEP-it.

Danica Grujičić

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë dhe drejtoreshë e Repartit për Neuroonkologji të Klinikës për Neurokirurgji në Qendrën Klineike të Serbisë, angazhohet për formimin e grupit të ekspertëve të pavararur i cili do të duhej t’i vërtetonte pasojat e bombardimit të vitit 1999.

“Pse asnjë pushtet në Serbi që nga viti 1999 nuk ka formuar një grup, ku do të ishin ekspertët nga bujqësia, kimistët, mjekët, fizicienët… që saktësisht do të vërtetonte ç’na kanë bërë. Lerini ekspertët ta bëjnë punën e tyre. Është turp që shteti të mos tregojë kurrfarë interesimi për pasojat shpëndetësore për popullatën, kur dihet se bombarderët e NATO-s kanë shfrytëzuar municion me uranium të varfëruar dhe kur dihet se kanë sulmuar edhe komplekset kimike-industriale.”

Se rreziqet nga përdorimi i municonit të varfëruar u ishin të njohura zyrtarëve ushtarakë e politikë vërteton edhe një memorandum nga 1 marsi 1991 të cilit i referohet BBC.  Ky memorandum, pohohet, se ishte shkruar nga nënkoloneli M.V.Ciham nga Laboratori Kombëtar Los Alamos në Nju Meksiko. Memorandumi me titullin “Efektiviteti i penetruesve nga uraniumi i varfëruar” konstaton se municioni me uranium të varfëruar ishte shumë efikas kundër tankseve irakiene, por se ekziston një brengë e caktuar për shkak të ndikimit të dëmshëm të uraniumit të varfëruar.

“Për këtë arsye, nëse askush nuk do të vë në pyetje efikasitetitin e uraniumit të varfëruar në fushëbetejë, atëherë muncioni  me uranium të varfëruar do të jetë politikisht I papranueshëm dhe rrjedhimisht do të fshihet nga arsenali ushtarak. Nëse gjatë aktiviteteve ushtarake tash së voni, penetruesit nga uraniumi i varfëruar janë treguar të vlefshëm, atëherë do të duhej të siguronim që ato të ekzistojnë edhe në të ardhmen, me propagimin përmes Ministrisë së Mbrojtjes. Në mungesë të këtij propagimi, është e mundur se do të humbin këtë mundësi luftarake. Mendoj se duhet të kemi parasysh këtë çështje të ndjeshme kur i shkruajmë raportet rreth aksioneve të zhv8illuara”, theksohet në memorandumin e nënkolonelit Cihman.

Sipas pohimeve të ekspertëve juridikë, shtetet që përdorin municionin me uranium të varfëruar kanë përgjegjësi ndaj viktimave ushtarake dhe civile si dhe përgjegjësinë shkaku i ndotjes së mjedisit. Ky është një prej arsyeve pse vendet anëtare të NATO-s fuqimisht I rezistojnë çfarëdo hapjeje të kësaj teme. Arsyeja tjetër do të mund të gjendej në deklaratën e kryeprokurores së dikurshme të Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte. Ajo së pari e ka hedhur mundësinë që të akuzojë NATO-n për kontaminimin me uranium të varfëruar të Bosnjës dhe Kosovës, por pastaj, nga mesi i vitit 2001, ka deklaruar se Tribunali do të reagojë “nëse paraqiten rezultatet koherente” që në mënyrë të drejdpëdrejtë lidhin përdorimin e uraniumit të varfëruar me problemet shëndetësore. Vet kjo deklarat do të duhej të ishte arsye e mjaftueshme që vendet që kanë përdorë municionin me uraniumin e varfëruar të bëjnë  çmos që të mos paraqiten “rezultatet e tilla koherente”.

Vet fakti se SHBA-të dhe vendet tjera anëtare të NATO-s kanë tentuar të fshehin të vërtetën mbi përdorimin e municionit me uranium të varfëruar dhe vetëm pas presionit të fuqishëm publik kanë shpalosur disa të dhëna, paraqet shkelje të të drejtës ndërkombëtare dhe hapë shumë pyetje që kërkojnë përgjigje serioze. Për këtë arsye hulumtimi dhe debatet publike për uraniumin e varfëruar dhe pasojat e veprimit të tij për shëndetin e njeriut dhe mjedisin janë më së të nevojshme.

 Zoran Ćulafić (Novi Magazin)

Kjo storje është realizuar në kuadër të projektit Kosovo Serbia: LIVE të cilin e financon Bashkimi Evropian në kuadër të Mbështetjes Shoqërisë Civile 2013. Përmbajtja e kësaj storjeje dhe qëndrimet e paraqitura në të janë përgjegjësi ekskluzive e autorit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM