Build Skills with our trainings

Sign up now!

Besarta Vërbovci, vushtrriasja që do të përfaqësojë Kosovën në Kenia

Maj 12, 2016

Vushtrriasja 17 vjeçare, Besarta Vërbovci, e cila vijon shkollimin në kolegjin ‘Mehmet Akif’ në klasën e 11, përveç mësimit dallohet edhe me aktivitete tjera. Ajo ka pasion edhe shkencën dhe një ndër aktivitetet e saj është shkenca dhe natyra.

Në garat e fundit ‘MACPRO’ të mbajtura në International School of Pristina (ISP), ku morën pjesë dhjetëra nxënës me mbi  250 eksperimente të kategorive të ndryshme nga dizajni industrial, mjedisi, IT dhe shkencat shoqërore, mori pjesë edhe Besarta.

Ajo së bashku me shoqen e saj, Esra Hyseini, garuan me një eksperiment për pastrimin e ujërave nga metalet e rënda me anë të kungullit.

Me këtë eksperiment ato kanë zënë vendin e parë, gjë që ua mundëson atyre të bëjnë përfaqësimin e Kosovës në Kenia.

Gjatë intervistës për KosovaLive, Besarta tha se ideja për këtë eksperiment i erdhi nga brenga e madhe për qytetet tona dhe për papastërtinë e ujërave, në veçanti në Vushtrri dhe Gjilan, ku ato jetojnë.

Sipas Besartës, kjo ide për fillimin me projektin kishte mbështetjen në mendimin se ato kanë mundësinë të ndryshojnë sadopak ndonjë gjë lidhur me problemin e pastrimit të ujërave nga metalet e rënda. Kishin parasysh edhe faktin se si pjesëtare të rinisë, mund t’ia arrijnë, sepse thuhet që ndryshimi nis nga të rinjtë.

“Ndjehem shumë e kënaqur, duke marrë parasysh që projekti është vlerësuar me pikë maksimale nga ekspertë të ndryshëm të mjedisit”,  u shpreh Besarta.

Kur u pyet nëse do të vazhdojë të merret edhe në të ardhmen me shkencë, ajo tha se asaj më shumë i pëlqen bota e artit, e sidomos aktrimi.

“Më pëlqen bota e artit, sidomos aktrimi, por edhe shkencën nuk do ta lë anash”, tha Besarta.

Ndërsa, sa i përket udhëtimit në Kenia, ku dhe do mbahen garat ndërkombëtare të shkencës, Besarta tha se përgatitjet kanë filluar qysh moti dhe është duke u bërë një pune intensive. Pasi që vajzat janë ende në pritje të konfirmimit të vizave, udhëtimi pritet të bëhet me 25 prill.

Shpresojmë se ky fat i mirë do t’i përcjellë vajzat edhe në Kenia!

/Rina Krasniqi –  Vajzat Ngrisin Zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM