Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK mbi 9600 lindje në vit

Maj 12, 2016

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës çdo 24 orë ka rreth 200 pranime të grave shtatzëna, të cilat asnjëherë nuk refuzohen edhe kur klinika është e stërmbushur me paciente.

Shënimet statistikore që i ka ofruar vetë shërbimi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) tregojnë se nga janari i këtij viti në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike (KOGJ) të QKUK-së ka pasur 2.579 lindje, prej të cilave 878 janë me prerje cezariane.

Po ashtu shënimet statistikore tregojnë se gjatë vitit 2015 në këtë klinikë ka pasur 9.641 lindje, kurse në vitin 2014 nga institucionet shëndetësore në Kosovë janë raportuar gjithsej 26,565 lindje me 27,013 të porsalindur.

Kushtet që kjo klinikë ua ofron grave shtatzëna nuk janë aq të mira, por konsiderohen si të bollshme për buxhetin që ka. Mungojnë shumë gjëra, duke filluar nga kushtet sanitare, fizikut të klinikës, stafit, etj.

“Infrastruktura, mjetet e punës, barnat elementare, mjetet e higjienës, çarçafë t e të gjitha mjetet e punës së përditshme të mjekëve mungojnë”,ka thënë prodekanja e Fakultetit të Filologjisë, Albulena Blakaj-Gashi, nëna që ka lindur në këtë klinikë.

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike dhe institucionet e tjera shëndetësore publike ka numër të madh të lindjeve, ndërsa numri i të punësuarve në to shpeshherë nuk mjafton për t’u kujdesur për të gjitha gratë shtatzëna që janë paciente.

“Kujdesi i mjekëve dhe motrave është shumë i mirë. Për fat të keq as mjekët dhe motrat nuk i kanë kushtet e mira të punës. Nëse flasim për idealen, sigurisht që nuk mjafton numri i mjekëve dhe motrave që janë. Unë i kam bërë kontrollet në Shkup dhe klinika prishtinase nuk mund të krahasohet me atë të Shkupit, për shkak se ka numër të madh të pacienteve, ndërsa numër të pamjaftueshëm të mjekëve”, është shprehur Blakaj-Gashi.

Edhe Merita Vuthaj, udhëheqëse e Divizionit për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetin Riprodhues në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se mungojnë gjinekologët e kujdesit parësor.

“Numri i gjinekologëve është i mjaftueshëm por shpërndarja e tyre nuk është adekuate sepse në nivel të kujdesit parësor mungojnë  gjinekologët”, ka thënë ajo.

Klinika Obstetrike Gjinekologjike ka 13 reparte dhe ka një sipërfaqe prej 24 mijë metra katrorë.

Ajo ka gjithsej 296 të punësuar, ku 57 prej tyre janë mjekë specialistë, 14 kryeinfermiere e 220 infermiere me kuadrin tjetër të mesëm.

/Vesa Prapashtica –  Vajzat Ngrisin Zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM