Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dita botërore e librit bashkon krijues e lexues

Maj 16, 2016

Sheshi “Zahir Pajaziti” ishte mbushur me qytetarë të Prishtinës për ta shënuar Ditën botërore të librit.

“Qëllimi i Ditës botërore të librit është promovimi i një dite të tillë si një mjet për festimin dhe edukimin e fëmijëve, të rinjëve dhe shoqërisë në përgjithesi nëpërmjet artit dhe promovimit të leximit përgjatë dy ditëve 22 dhe 23 prill”, tha Oda Haliti nga organizata “Artpolis”.

Gjatë kësaj dite pati aktivitete të ndryshme për fëmijë.

Një pjesëmarrje jashtëzakonisht shumë e madhe ishte e fëmijëve që morrën pjesë në aktivitetet të cilat u zhvilluan paradite te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

“Fëmijë nga shumë shkolla janë duke marrë pjesë akoma në lexim të hapur bashkë nga dy shkrimtaret Drenusha Zajmi dhe Rreze Abdullahu”, ka thënë Haliti.

Kjo ditë u shënua edhe në Fushë Kosovë. “Artpolis” ka organizuar edhe Punëtori leximi për fëmijët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian.

“Tani është duke ndodhur “Punëtori leximi” me fëmijët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në Fushë Kosovë. Fëmijët ishin vërtet shumë të lumtur, shumë të entuziazmuar dhe shumë aktiv në gjitha aktivitetet. Ishte kënaqësi shumë e madhe t’i shihje aq të gëzuar”, tha për KosovaLive Oda Haliti.

Aktivitete të ndryshme do të ketë edhe nesër duke filluar nga ora 11:00, ndërsa nga ora 20:00 fillon  manifestimi “Poezia është muzikë” ku do të interpretojnë artistët dhe aktivistët: Aulonë Kadriu, Bajram Kafu Kinolli, Dardana Mehmeti, Melihate Qena, Safete Rogova, Shpëtim Selmani, Shukrije Gashi, Visar Arifaj me një muzikë të veçantë nga Oda Haliti.

“I ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe nesër në Panair dhe në aktivitetet tjera të cilat do t’i kemi siç është njëra ndër më të veëantat nesër Nata e poezisë – ‘Poezia është muzikë’, në ora 20:00 tek Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës”, tha Oda.

/Nita Ismaili – “Vajzat ngrisin zërin”/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM