Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sfida kryesore e Universitetit të Pejës mungesa e hapësirës për mësim e banim

Maj 16, 2016

Universiteti publik i Pejës “Haxhi Zeka” u themelua ne vitin 2011 dhe ka pesë fakultete me 12 programe të studimit, në nivelin bachelor dhe shtatë programe në nivelin master, por që akoma përballet me sfida dhe vështirësi të ndryshme, duke filluar nga mungesa e literaturës mësimore, kushtet jo të mira objektit dhe të bibliotekës.

Deri më tani universiteti ka regjistruar rreth 10 mijë studentë nga rajone të ndryshme, por problemet me të cilat ata përballen janë nga më të ndryshmet.

Agonis Thaqi, student i këtij universiteti, thotë se Universiteti “Haxhi Zeka”  i plotëson kërkesat e studentëve për zhvillimin e ligjëratave, por jo aq sa duhet,.

“Ka mungesë të sallave, të laboratorëve, si dhe mjeteve adekuate për realizimin e projekteve dhe seminareve të ndryshme”, thotë Thaqi.

Për më tepër ai shton se ata përballen gjithashtu me mungesë të literaturës mësimore dhe kushte jo të mira te bibliotekës.

Përveç faktit që universiteti ka të regjistruar mijëra studentë dhe se telashet janë të shumta, interesimi për të studiuar në këtë universitet nuk mungon, sepse përpos gjuhës shqipe universiteti ofron studime edhe në gjuhën boshnjake.

Anda Rexhaj, studente e Universitetit “Haxhi Zeka” nga Istogu, tregon se për të është mjaft e vështirë të udhëtojë çdo ditë nga Istogu në Pejë për të ndjekur  ligjëratat me rregull. Ajo shton se ndërtimi i konvikteve dhe i një mense për studentët që jetojnë jashtë qytetit të Pejës është domosdoshmëri.

Studentja Rexhaj tregon se udhëtimi merr shumë kohë, shkakton shumë lodhje,  madje disa studentë detyrohen të marrin edhe banesa private, sepse ata vijnë nga vende të ndryshme si Malisheva, Skenderaj, Gjakova, etj.

Universiteti “Haxhi  Zeka” ka bashkëpunim me universitete të tjera brenda dhe jashtë Kosovës, një ndër këto universitete është ai i  Prizrenit, Universiteti “Ukshin Hoti”.

“Universiteti ynë kohë më parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin Shtetëror të Tetovës  me ç ‘rast do të krijohej mundësia për shkëmbim studentësh, të cilët i përkasin cikleve të ndryshme të studimeve. Ky shkëmbim do të bëhej për periudha semestrale studimi, ose për periudha të praktikave, por deri më tani ky shkëmbim studentësh akoma nuk është realizuar”, tregon studentja nga Deçani, Saranda Hadergjonaj.

Studentët për KosovaLive treguan se flitet që së shpejti do të realizohet një projekt madhor, i cili do t’i plotësojë kërkesat e studentëve sa i përket hapësirave për punë më cilësore në studime.

Projekti është nën përgjegjësinë e komunës, e cila do fillojë së pari me ndërtimin e Fakultetit të Arteve, pastaj me ndërtimin e Fakultetit të Kulturës Fizike, si dhe me ndërtimin e Fakultetit të Biznesit, i cili do të jetë fakulteti më i  madh në Universitetin “Haxhi Zeka”.  Se kur do të fillojnë punimet mbetet të shihet.

/Albiana Shala –  Vajzat Ngrisin Zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM