Build Skills with our trainings

Sign up now!

Studentët hulumtojnë mënyra më të mira të organizimit të tyre

Maj 16, 2016

Në Kosovë janë të certifikuara shumë organizata studentore që funksionojnë në kuadër të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, por edhe të universiteteve të tjera publike dhe private, me të cilat jo gjithnjë studentët janë të kënaqur dhe po hulumtojnë mënyra më të mira të organizimit të tyre.

Në parim organizatat studentore kanë si mision mbrojtjen e të drejtave të studentëve dhe luftimin e dukurive negative në universitet ku veprojnë, por edhe përgjithësisht në shoqëri, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e jetës studentore në veçanti.

Mirëpo, jo rrallë vetë studentët e pohojnë se organizatat studentore janë të politizuara dhe ato mbrojnë interesat e ndonjë partie politike, ose të njerëzve me ndikim në politikë, duke harruar misionin që kanë si organizata studentore.

Pikërisht për këtë arsye në Prishtinë të enjten pasdite u organizua një debat, si u quajt, ndërkombëtar i studentëve, i pari i këtij lloji, mbi rolin dhe rëndësinë e organizatave studentore.

Pra tema kryesore e këtij debati ishte organizimi i studentëve dhe përgjegjësitë e organizatave studentore, zgjedhjet studentore, projektet dhe programet e ndryshme studentore, ndërsa debati ishte në funksion të hulumtimit të mënyrave më të mira të organizimit të studentëve në organizatat e tyre studentore.

Në panelin e këtij debati mori pjesë Remzije Istrefi, profesoreshë në Fakultetin Juridik dhe drejtoreshë e Zyrës për programin Erasmus+, Rron Gjinovci, aktivist dhe përfaqësues i  shoqërisë civile,  Miranda Lushaj, kryetare Parlamentit Studentor të Universitetit të Gjakovës, si dhe Jeta Rexha, përfaqësuese e Organizatës Studentore në Gjakovë. Përveç këtyre në ketë panel morën pjesë edhe dy studentë të huaj, Arif Darmawan nga Indonezia dhe Simona Ramos nga Maqedonia.

Duke e hapur këtë debat, Besnik Avdiaj tha se tema e debatit ishte propozuar nga rektori i kaluar i Universitetit të Prishtines, Ramadan Zajnullahu.

Studentët e pjesëmarrës në këtë debat patën rastin të dëgjojnë edhe përvoja të ndryshme nga studentët e huaj, ku ata treguan edhe mënyrat e organizimit të studentëve në shtetet e tyre.

Gjatë debatit, pyetje të shumta u shkëmbyen mes panelit dhe studentëve ku u paraqitën edhe shumë probleme me të cilat ballafaqohen studentët gjatë një viti akademik.

Një nga barrierat e shfaqura nga shumica e panelistëve ishte aspekti financiar ku mungesa e fondeve duket se ka bllokuar rrugët e organizimit te studentëve.

Pasi u cek edhe çështja e problemit financiar, shumë nga studentët e huaj treguan mënyrat e tyre të ndryshme për mbledhjen e fondeve.

Studenti nga Indonezia, Arif Darmawan, foli për disa mënyra se si mund të mblidhen fondeve për organizata studentore, por edhe për studentë të dalluar e që nuk kanë mundësi financiare për të vazhduar studimet. Ai përmendi një rast të një studenti, i hapur një faqe interneti dhe kishte postuar CV-në e tij dhe përmes saj kishte fituar para për të vazhduar studimet në një universitet jashtë shtetit të tij.

Debati u cilësua si sukses nga të gjithë pjesëmarrësit, duke marrë parasysh faktin që ishte hera e parë që një gjë e tillë u organizua në Universitetin e Prishtinës.

Në përgjithësi, ky debat u pa si ndërthurje e vlerave akademike dhe aktiviteteve të studentëve edhe nga universitetet e shteteve tjera.

/Rina Krasniqi – Vajzat ngrisin zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM