Build Skills with our trainings

Sign up now!

Banorët e Lipjanit lindin në Prishtinë

Dhj 21, 2016

Si  një vajzë e re, Agnesa Retkoceri banore e Komunës së Lipjanit, shpreson se deri kur të vijë koha që ajo të bëhet nënë, kushtet e papërshtatshme në Maternitetin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan do të përmirësohen.

“Unë natyrisht si çdo nënë e re do të dëshiroja që kontrollet e shtatëzanisë dhe lindjen ta bëja tek një gjinekolog i mirë i cili do ishte në gjendje të më ndihmonte në procesin e lindjes. Tash për tash, mjekët më të mirë veprojnë në Prishtinë ku dhe do të dëshiroja të lindja fëmiun tim në rast të një shtatëzanie ,” thotë ajo.

Komuna e Lipjanit me rreth 57,600 banorë, sipas statistikave, gjatë vitit 2016 ka pasur vetëm 28 lindje në këtë Maternitet, numër ky i vogël kundrejt numrit të lindjeve që bëhen gjatë një viti  në këtë komunë e që përafërsisht është 1000.

Shtëpia e lindjeve në Lipjan hasë problem të shumta për funksionim si shkak i mungesës së stafit, të pajisjeve për punë dhe objektit të vjetëruar. Këto probleme më së shumti ndikojnë në pasigurinë e grave shtatëzana për lindje në këtë qendër.

Advije Krasniqi, banore e Komunës së Lipjanit, e cila së shpejti pret të bëhet nënë, pohon se nuk do të dëshironte në asnjë mënyrë të lindte foshnjën në spitalin e këtushëm. Pasi është e re në këtë fushë, mungesa e gjinekologut dhe fakti se lindja mund të bëhet vetëm në prani të mamive, do ta shqetësonte shumë.

“Do të pranoja të lindja fëmiun në Maternitetin e komunës sonë vetëm në rast se lindja vie në rrethana emergjente, kur rruga deri në Prishtinë do ta rrezikonte më shumë jetën time dhe të fëmiut sesa vetë lindja në Lipjan,” shprehet Krasniqi.

Ekrem Retkoceri, shef i sektorit të shërbimeve të Maternitetit në Shtëpinë e Shëndetit në Lipjan, thotë se këtu janë vetëm dy mjekë që punojnë gjatë ndërrimit të ditës, kurse gjatë natës, në fundjavë apo gjatë festave, punojnë vetëm mamitë.

Kolegu i Retkocerit, gjinekolog në shërbimet e maternitetit në Lipjan, Ardian Shllau, veçon sfidat me të cilat përballen:

“Së pari, vetë pacientet dëshirojnë të lindin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ose në ordinanca tjera private në Prishtinë, sepse janë të pasigurta të lindin në kapacitetin të cilin ofrojmë ne, edhe pse i gjithë stafi dhe motrat në Lipjan janë profesional,” thotë Shllau.

Mirëpo, edhe Retkoceri edhe Shllau thonë se kur është fjala për lindjet e para, në rast të pacienteve që kanë probleme siç është hipertensioni, apo kur pacientja lindjet e mëparshme i ka kryer me proces të operacionit, ata nuk do të rrezikonin as veten dhe as pacientët. Në këto raste, menjëherë i drejtojnë ato për në Prishtinë pasi që mungesa e mjeteve sekondare rrezikon jetën e nënës dhe fëmiut.

Nga ana tjetër, M.B, (emër i njohur për redaksinë), mami në Shtëpinë e lindjeve në Lipjan, thotë se është përballur edhe me situata të rrezikshme me gratë gjatë procesit të lindjeve.

“Kam rrezikuar veten disa herë në raste emergjente, po ashtu kemi pasur raste kur pacientes i është përkeqësuar gjendja, mirëpo, fatmirësisht, nuk kemi pasur ndonjë rast kur kemi humbur foshnjën deri tash,” pohon M.B.

Për përmirësimin e kushteve në spitalin e lindjes, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi, thotë se kanë bërë kërkesa në disa adresa sikurse shoqatat ose institucionet lokale, mirëpo çdo here kanë mbetur pa përgjigje.

Stafi në Maternitet thonë se herën e fundit ata kanë marrë si donacion nga Suedia vetëm disa shtretër por që kanë qenë të përdorur. Të dëshpëruar nga kjo gjendje, ata sërish janë kurajues dhe provojnë të bëjnë më të mirën në punën e tyre.

Fatbardha Tërpeza

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM