Build Skills with our trainings

Sign up now!

Moszgjidhja e statusit të tyre, lë shumë fëmijë të braktisur pa u adoptuar

Dhj 21, 2016

Në Kosovë, në nëntëmujorin e sivjetmë u adoptuan 27 fëmijë pa përkujdesje prindërore, kurse sipas raportit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në qendrat sociale komunale, po në këtë periudhë, u strehuan gjithsej 55 fëmijë.

Vebi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë thotë se në këtë komunë, sivjet janë adoptuar 8 fëmijë, prej tyre dy fëmijë me aftësi të kufizuara janë adoptuar jashtë shtetit, e një fëmijë tjetër është në procedurë të adoptimit.

Ai thotë se fëmijët i braktisin kryesisht nënat e reja si rezultat i ndonjë shtatëzanie të padëshiruar, përdorimi i substancave narkotike, problemeve mentale, gjendjes ekonomike, tradhtisë etj.

Sipas Mujkut, kërkesa për të adoptuar fëmijë është çdo herë më e madhe se që ka fëmijë.

“1 me 10 është proporcioni, pra 10 familje presin për një fëmijë, por pa ju zgjidh statusi përfundimtar nuk çohen në adoptim “.

Ai shpjegon se nëse nëna e fëmijës së braktisur është e njohur,  pritet deri në 364 ditë të shihet nëse ajo e ndërron mendjen. Pas kalimit të kësaj periudhe fëmija konsiderohet pa përkujdesje prindërore dhe futet në listën e fëmijëve që presin për t’u adoptuar.

“Pas kërkesës për adoptim të ndonjë fëmije, MPMS kontrollon nëse familja përmbush kushtet për të adoptuar dhe pastaj gjykata vendos se a është gjithçka në rregull, caktohet faza para adoptuese 3 mujore dhe pastaj faza finale,” thotë Mujku.

Ismail Gashi, zyrtar nga MPMS thotë se ka kërkesat për adoptime janë zakonisht për fëmijët nga lindja deri në 5 vjeç, dhe shton se nganjëherë interesimi më i madh është për adoptim të fëmijëve të gjinisë mashkullore.

‘’Pas adoptimit, Qendra për Punë Sociale i bën edhe dy vizita tek familja dhe pas kësaj fëmija konsiderohet si fëmijë biologjik i prindërve adoptues deri në moshën 18 vjeçare, kur fëmiu ka të drejtë të kërkojë të dijë më shumë për prindërit biologjikë,’’ thotë Mujku.

Ora Bytyçi, drejtoreshë e programit të “SOS Fshatit” të fëmijëve, institucion që strehon fëmijët e braktisur, pohoi se kjo strehimore fillimisht është marrë me përkujdesjen për fëmijët që humbën prindërit në luftë. Momentalisht “SOS fshati” strehon 66 fëmijë dhe vazhdon të mbikëqyrë edhe 9 të rinjë që janë në gjysmë pavarësim.

 “SOS-i luan edhe rolin e urës lidhëse ndërmjet familjes adoptuese dhe fëmijës në aspektin e selektimit të familjeve dhe procesit të adoptimit. “SOS fshatrat” e fëmijëve në Kosovë zhvillojnë programe të ndryshme për mbrojtjen e fëmijëve nga 0-18 vjeç, siç janë strehimi i përkohshëm i fëmijëve nga 0-3 vjeç (me qëndrim afatshkurtër dhe afatmesëm) në shtëpitë ‘Dielli’ dhe për fëmijët deri në 18 vjeç në SOS Familja, “ thotë Bytyçi.

Ajo tha se këto ditë, një fëmijë i strehuar në “SOS Fshat” u adoptua në një familje italiane.

Zakonisht jashtë Kosovës adoptohen fëmijët të cilët kanë nevojë për trajtim të specializuar  shëndetësor  dhe nuk kanë arritur të adoptohen në Kosovë.

Ndryshe, familjet strehuese mbështeten me pagesë mujore gjatë kohës që strehojnë fëmijë. Pagesa mujore, për një fëmijë është 150 € dhe 250€ për strehimin  e fëmijëve me nevoja të veçanta. Në muajin e parë të vendosjes së fëmijës në strehim familjar, përveç pagesës së rregullt mujore aplikohet edhe pagesa e ashtuquajtur fillestare në vlerë prej 75€.

Në shtatë vitet e fundit,  në Kosovë janë adoptuar gjithsej 252 fëmijë, shkruan në raportin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Sipas këtij raporti, në vitet 2010 dhe 2015 janë adoptuar më së shumti fëmijë, nga 46.

Puhiza Bekolli

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM