Build Skills with our trainings

Sign up now!

Veturat e vjetra shihen si fajtor kryesor të ndotjes të ajrit në kryeqendër

Jan 21, 2017

Nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar ndotja e ajrit ka shënuar rritje në shkallë më të lartë, për të cilën kanë reaguar edhe qytetarët e Prishtinës të cilët kanë dalur edhe në protestë duke kërkuar prej institucioneve lokale dhe qendrore që të marrin masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit gjatë ditëve të fundit shënoi niveli më i lartë i ndotjes prej ores 20:30 në mbrëmje deri në ora 6:30 të mëngjesit.

Përderisa Ministria e Infrastrukturës konsideron se ndotjen e shkaktojnë vetëm automjetet me djegije dizel (naftë) dhe jo ato me benzinë, zyrtarët nga Zyra për Marrëdhënie me Media në Komunën e Prishtinës pohojnë se veturat e vjetra janë faktori kryesor dhe kyç që ndikon në ndotje në kryeqendër.

“Ka një numër shumë të madh të automjeteve të tilla të cilat qarkullojnë nepër trafik si dhe përdorimi i lëndëve djegëse për automjetet e vjetëruara. Lëndët që përdoren për këto automjete janë pa asnjë kontrollë”, thonë zyrtarët e komunës.

Në anën tjetër, Ministria e Infrastrukturës pohon se automjetet e importuara nuk paraqesin problem pasi që nga 23,523 automjete vetëm 223 janë të nivelit më të ulët kur bëhet fjalë për lirimin e gazrave, ashtu si parashihet me EURO 3, kurse 23,300 janë të nivelit EURO 6, që paraqet nivelin më të lartë.

Po ashtu theksojnë faktin se të gjitha automjeteve të importuara ju bëhet matja e gazrave dhe në rast se nuk i përmbushin normat e parapara nuk u lejohet regjistrimi.

Sipas Nezakete Hakaj, udhëheqëse e Divizionit për mbrojtje nga ndotja industriale në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, janë disa faktorë që kontribuan në krijimin e kësaj gjendje.

”E tërë kjo ka ardhur si pasojë e shkarkimeve të ndotësve në ajër nga industria, transporti dhe shtimi i emisioneve nga sektori i ekonomive familjare dhe bizneseve të vogla gjatë këtij sezoni”, thotë Hakaj dhe shtoi se edhe kushtet meteorologjike të pafavorshme ndikuan në shpërndarjen e ndotjes.

Hakaj shpjegoi se para tri viteve Kuvendi ka aprovuar Strategjinë për Cilësinë e Ajrit për vitin 2013-2020. Ndërsa këtë vit është hartuar edhe Plani i masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe gjendjes në Kosovë. Sipas këtij plani janë hartuar masat afatshkurta, afatmesme dhe afatgjatë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ndër të tjera masa përfshihen edhe ato për veturat e vjetra, cilësinë e derivative si dhe infrastrukturën.

Po ashtu zyrtarët nga komuna e Prishtinës duke folur për masat që i kanë ndërmarrë për përmirësimin e ajrit, kanë shpjeguar se që nga viti 2015 janë mbjellë mbi 3000 trupa drunj dekorativ si dhe kanë krijuar parqe publike.

Komuna është angazhuar edhe në rregullimin e transportit publik, në zëvendësimin e autobusëve të vjetër me ata të rinjë, kontrollimi i lëndës djegëse që komuna përdor për ngrohje në institucionet publike, por edhe shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore nga Termokosi në tërë qytetin.

Një nga planet është edhe krijimi i shtigjeve për bicikleta si dhe plani për menaxhimin e mbeturinave i cili është edhe një faktor i ndotjes së ajirt.

Adelina Gjergji

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM