Build Skills with our trainings

Sign up now!

Pushimi i lindjes për burrat determinohet nga gjendja financiare e familjes

Mar 3, 2017

Sot burrat janë më të hapur për të marrë pushim kur lind fëmija tyre, mirëpo në shumë raste ata nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi, meqë këtë ndodh t’ju imponojë gjendja financiare.

Ardian Bega, kamerieri 37 vjeçari nga Prishtinë, dhe bashkëshortja e tij Merita, ishin para një dileme të tillë.

“Bashkëshortja ka pushim dhe rroga e saj përgjysmohet pas 3 muajsh, andaj nuk munda të marr edhe unë pasi gjendja jonë financiare nuk është e mirë. E të kesh tre fëmijë ka harxhime mjaft të mëdha“, thotë ai.

Merita tregon se është kujdesur vet për fëmijët e saj deri në moshën një vjeçare, kur edhe ka filluar t‘i dërgojë në çerdhe.

“Fëmijët kur janë të vegjël kërkojnë shumë përkushtim dhe vetëm një person të kujdeset për ata gjatë gjithë ditës dhe natës është një sfidë“, thotë ajo.

Sipas Ligjit të Punës, baballarët në rast të lindjes së fëmijës mund të shfrytëzojnë dy ditë pushim me pagesë ose dy javë pa pagesë deri kur fëmija t’i mbush 3 vjeç.

Nga një hulumtim të Rrjetit Grupit të Grave në vitin 2016, rezulton se shumica e burrave preferojnë që pushimi i atësisë të zgjatë nga katër ditë deri në një muaj. Megjithatë, 54% prej tyre po ashtu mendojnë se pushimi do të duhej të zgjaste prej një deri në gjashtë muaj, me kusht qe të jetë me pagesë.

Po sipas këtij hulumtimi, 38% e të anketuarve thonë se do ta merrnin pushimin edhe nëse do të paguheshin me 70% të pagës së tyre të rregullt – njëjtë si gratë. Vetëm 9% thonë se nuk do ta merrnin pushimin e atësisë, qoftë me pagesë qoftë pa pagesë.

Lirim Zeka 32 vjeçari nga Prishtina, punëtor në një nga ndërmarrjet private tregon se ka marrë pushim një mujor kur i ka lindur fëmiju i parë.

“Kushtet financiare në atë kohë i kishim më të mira. Bashkëshortja e kishte të vështirë të kujdesej vet, andaj unë mora pushim pa pagesë për t‘i ndihmuar “, thotë ai duke shtuar se për këtë vendim ka pasur mbështetje edhe nga ana e kolegëve.

Mirëpo, Lirimi nuk ka vendosur ende nëse do të marr pushim edhe kur të lind fëmija i dytë për të cilin janë në pritje, pasi tani gruaja e tij ka rrogë më të vogël.

Arbnorja 29 vjeçare, bashkëshortja e Lirimit thotë se nuk mund të merr me mend se si do t‘ia dilte pa ndihmën e tij. Mirëpo, ajo thotë se për fëmiun e dytë do të jetë më e lehtë, sepse është më e përgatitur dhe se tani kanë më shumë nevojë për të holla.

“Rritja e dy fëmijëve ka më shumë harxhime andaj nuk besoj se kemi mundësi me gjysmë rrogët tona t‘ia dalim“, thotë ajo.

Nga një hulumtimi i organizatës Demokracia në Zhvillim (Democracy for Development) në Kosovë, të kryer vitin e kaluar, rezulton se 18.9% e burrave të anketuar mendojnë se marrja e pushimit prindëror do të dëmtonte financat e familjes; 11.3% e të anketuarve mendojnë se pushimi i tillë do ta dëmtonte karrierën e tyre, kurse 15.1% mendojnë se shfrytëzimi i  pushimit në rast të lindjes së fëmiut nuk do të pritej mirë nga shoqëria ose familja.

Xheneta Hasani

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM