Build Skills with our trainings

Sign up now!

Problemet me ujë e përcjellin ndër vite Gjilanin

Tet 12, 2020

Temë diskutimi për qytetin e Gjilanit ka qenë dhe po vazhdon të mbetet çështja e furnzimit me ujë të pijës. Kjo gjendje, si problem, nuk po vazhdon të zbehet , përkundrazi sa vjen e shtohet.

Mungesa e ujit mbetet një shqetësim kryesor në disa pjesë të botës, madje është renditur si një nga rreziqet më të mëdha globale gjatë dekadës së ardhshme. Nevojat për ujë nëpër gjithë botë po rritet çdo ditë e më shumë, e shumë njerëz po dështojnë ta vlerësojnë si duhet atë. Uji bie nga qielli, dhe megjithëse është jetike, ne ndonjëherë e trajtojmë atë sikur të ishte i pavlefshëm.Një tjetër shqetësim është se nevojat për ujë në botë dita ditës po rriten çdo herë e më shumë, ndërsa ne po përdorim me shpejtësi të madhe furnizimet.

Qyteti i Gjilanit, me theks të veçantë fshatrat e tij, kanë pasur probleme të shumta me furnizim të ujit dhe gjithashtu edhe thatësira ndër vite.

Megjithatë, sipas kryeshefit ekzekutiv të “Hidromoravës” në Gjilan, Muhamed Suliqi me kalimin e viteve janë bërë edhe disa përmirësime.

Sipas tij, fshatrat të cilët ata i kanë në mënaxhim (Zhegra, Nasala, Livoqi i Poshtëm, Malishevën, Përlepnica, Kmetovci, Shillova, Velekinca) nuk kanë probleme me ujë.

“Në këtë vit për shkak të reshurave të shiut nuk kemi problem për furnizim me ujë për qytet dhe fshatrat, vetëm në disa pika të larta për shkak presionit kemi reduktime”, thotë Suliqi në një proncim për KosovaLive.

Kryeshefi ekzekutiv thotë se “Hidromorava” është gjithnjë afër konsumatorit me anë të stafit punues që ka.

“Masa të tilla që kanë të bëjnë me edukimin e popullit i bëjmë përmes: mediave, broshurave, ekipeve të inspektimit për keqpërdoruesit e ujit, stafit punues etj.”, thotë ai duke shtuar se ata edhe i saksionojnë ata qytetarë të cilët e keqpërdorin ujin, sipas rregullave të Autoritetit Rregullator për Ujëra.

Arbër Ismajli

Sipas nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, vazhdimisht është punuar për shtrirjen e rrjetit në ato fshatra ku nuk ka pasur rrjet të ujësjëllësit. Mirëpo, ai gjithashtu thotë se thatësirat kanë qenë një problem për Gjilanin vitin e kaluar dhe se rrjedhimisht kanë pasur ngecje të punimeve në disa fshatra.

Komuna e Gjilanit bën vizita në terren përmes ekipeve komunale të emergjencave, dhe kurdo herë që ka ndotje apo prishje ajo apelon qytetarët që një gjë e tillë të mos përsëritet më. Rasti i fundit është ai në fshatin Bilicinë, ku pas stuhisë dhe reshjeve është apeluar që të mos ndotin lumenjtë e përrockat.

Në anën tjetër, sa i përket paqëndrueshmërisë urbanistike, problem i cili llogaritet të jetë në shumë vende të Kosovës, Ismajli thotë se ekipet e komunës kanë bërë më të mirën për planet urbanistike.

“Jemi në fazën finale të planit zhvillimorë komunal dhe hartës zonale”, thotë ai.

Ai shton se Gjilani ka trafik të rënduar por jo kaos urbanistik, e trafiku i rënduar zakonisht është në kohën e verës kur bashkëatdhetarët vijnë në pushime.

Edhe Gentrit Murseli, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit thotë se qytetarët e komunës së Gjilanit janë treguar shumë të mirëkuptueshëm dhe i janë përgjigjur pozitivisht thirjes së institucioneve komunale që të kursehet uji maksimalisht gjatë vitit 2019.

“Në këtë drejtim fushatat sensibilizuese për ruajtjen e ujit duhet të jenë prioritet, sidomos nga OJQ-të lokale të cilat veprojnë në Gjilan”, thotë ali.

Sipas Murselit, qyteti i Gjilanit e ka kaluar gjendjen emergjente dhe gjendet në një situatë më të mirë, por kjo nuk do të thotë që shpenzimi i ujit duhet të bëhet pa nevojë.

“Është e padrejtë që dikush të keqpërdorë ujin kur të tjerët nuk mund ta sigurojnë mjaftueshëm as për nevojat elementare për jetesë normale”, thotë ai.

Mendim tjetër mbi planet urbanistike e problemet me ujë ka deputetja nga Gjilani e Lëvizjës Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, e cila konsideron se ka ngecje të kahmotshme dhe të panevojshme te çështja e furnizimit me ujë në fshatra.

“Komuna asnjëherë nuk është angazhuar seriozisht që të rregulloj sistemin e ujësjellësit nëpër fshatra, disa të mëdha, vazhdojnë të mbesin pa ujësjellës”.

Përpos mungesës së ujit problem tjetër është edhe cilësia e tij. Sipas saj, vjetërsia e gypave e vë në dyshim cilësinë e tij, meqë sistemi i gypave të ujit është i vjetëruar.

Sipas Ligjit për Ujërat e Kosovës, administrimi i ujërave duhet të jetë i bazuar në parimet e mbrojtjes së përhershme të cilësisë së lartë dhe shfrytëzimit të përshtatshëm të ujit.

Hyseni thotë se Komuna e Gjilanit nuk ka avancuar edhe gjithaq në drejtimin e përpilimit të planit urbanistik. Ajo përmend rastin kur bie shumë shi në këtë komunë dhe i gjithë qyteti shndërrohet në “det”.

“Kjo ndodh pasi është dështuar në ndërrimin e gypave në qytet, konkretisht te pjesa e sheshit”, thotë Hyseni.

Deputetja tregon se komuna në fillim të mandatit të vet pati planifikuar të shtojë një drejtori për ambientin, mirëpo nuk ka fare plane veprimi në këtë drejtim.

“Në Gjilan, ka beton, më shumë se gjithçka. Ka shumë pak parqe, ka ngarkesë të madhe në trafik dhe këto janë disa nga faktorët që shkaktojnë ndotje të shumtë të ajrit”, thotë ajo.

Njëri ndër dokumentet më të vlefshëm të qytetit është ai i planit zhvillimor komunal. Në Gjilan është hapur një shqyrtim publik mbi këtë Plan Zhvillimor për periudhën 2020-2028, ku u ftuan të gjithë qytetarët, ekspertët, operatorët, bizneset dhe OJQ-të, me qëlllim që të ndihmojnë në pasurimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për këtë komunë.

Uranik Emini

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM