Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në konferencën e sotme për media ka thënë se që nga muaji shkurt do të vijnë vaksinat e para anti-COVID-19.
Hoti thotë se vaksinimi i qytetarëve do të bëhet sipas listës dhe do të bëhen publike me emër e mbiemër dhe se brenda ditës do të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë.
Vaksinat do të shpërndahen në të gjitha komunat.
“Kemi siguruar buxhetin për vitin 2021 dhe janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksina.Presim që vaksinat e para të vijnë në muajin shkurt. Janë konkretizuar bisedat për 535 mbërrijnë vaksina, me Austrinë për 600 mijë vaksina dhe me Covaxin janë kryer të gjitha procedurat për 720 mijë vaksina”.