Ministri I Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka pritur ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar dhe të Italisë Nicola Orlando.
Zemaj ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike.
“Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar dhe atë të Italisë Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike.
Republika e Kosovës edhe më tej do të ketë nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të pandemisë, barna, material shpenzues, pajisje dhe vaksinat anti covid në veçanti.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj!”.