Ministri i Infrastfrukturës, Arban Abrashi bën të ditur se po vazhdon puna në pastrimin e borës dhe në disa rrugë ku ka pasur rrëshqitje të dheut.
Abrashi thotë se rrugët janë të kalueshme.
“Ka vazhduar puna në pastrimin e borës nëpër rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.
Po punohet në disa akse ku ka pasur rrëshqitje të dheut që të bëhet pastrimi i rrugëve.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë, dhe të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme. Vazhdojmë me punë…”.