SHSKUK me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Oftamologjisë, Luljeta Statovci nga COVID-19, ka shprehur ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor.
“Me rastin e vdekjes së infermieres dhe instrumentares së Klinikës së Oftalmologjisë, znj. Luljeta Statovci, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësorë.Luljeta njihej si punëtore e zellshme dhe profesionale, duke ndihmuar pacientët.Së fundmi, ishte diagnostikuar me COVID-19, përkundër trajtimit për më shumë se 3 javë dhe përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësorë, ajo nuk arrite të mbijetonte”.