Ekipet e Kërkim -Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke realizuar operacionet e kërkim shpëtimit pas vërshimeve të ujit gjatë ditëve të fundit.
Opercaionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës: KK Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, në objektin e Klinikes së Pulmologjisë në QKUK – Prishtinë, ku ekipet janë duk realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre.
Forca e Sigurisë së Kosovës në bazë të misionit të saj është gjithmonë e gatshme që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe t’i ndihmoj autoritet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.