Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Kosova ngadalë po shndërrohet në qendër ndërlidhëse për rajonin dhe më gjerë

Jan 11, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përcolli nga afër punimet në rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, ku vlerësoi progresin që është bërë në segmentin e parë. Ai nënvizoi se me fillimin e punimeve edhe në segmentin e dytë Kosova ngadalë por sigurt po shndërrohet në një qendër ndërlidhëse jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë.

“Unë dëshiroj ta falënderoj Bashkimin Evropian, ambasadorin, sepse një pjesë e konsiderueshme mbështeten nga ta, sigurisht BERZH-in për kushte shumë të mira të kredisë për financimin e këtij projekti. Falënderoj ministrin që e ka shty këtë projekt përpara dhe të gjithë të tjerët që me një dinamizëm po e bëjnë këtë projekt të realizohet në praktikë”, tha kryeministri Hoti.

Gjatë vizitës në linjën hekurudhore 10, Kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sekretari i përhershëm i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldwin dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/ përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog.

Rehabilitimi i segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit, në gjatësi prej 65 kilometrash, kushton 78 milionë euro. Ndërsa kostoja e përgjithshme e rehabilitimit të hekurudhave të Kosovës do të kushtojë 210 milionë euro, të cilat do të sigurohen përmes kredive nga BERZH-i (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Hekurudha e Kosovës, nga Hani i Elezit deri në Leshak të Mitrovicës, do të rehabilitohet dhe modernizohet sipas standardeve më të larta evropiane.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM