Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti premton themelimin e Fondit Emergjent për sanimin e dëmeve nga vërshimet

Jan 11, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka vizituar sot fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit,  një pjesë e të cilit është bllokuar, pasojë e dëmtimit të rëndë të urës nga vërshimet e ditëve të fundit.

“Është mirë që nuk kemi pas viktima në njerëz, kjo është kryesorja. Janë shkaktuar dëme të mëdha në prona private më vërshime nëpër shtëpi. FSK-ja ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të disa qytetarëve në Gjakovë, në veçanti në Aeroportin e Gjakovës, por edhe në vende të tjera”, tha kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se në Qendrën e Situatave, e cila është pjesë e Zyrës së Kryeministrit, janë duke e përcjellë nga afër, gjatë 24 orëve, situatën e rëndë me vërshimet, në shumicën e komunave në Kosovë.

Kryeministri Hoti paralajmëroi themelimin Fondit Emergjent, për sanimin e dëmeve nga vërshimet, për t’ju dalë në ndihmë familjeve që kanë pësuar dëme materiale dhe që jetojnë në kushte të vështira.

Gjatë vizitës në fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM