Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ne i hoqëm sanksionet dhe forcuam marrëdhëniet me aleatët, thotë Hoti

Jan 11, 2021

Në një takim mobilizues me strukturat e Degës së LDK-së në Obiliq, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë të hënën se gjatë mandatit të tij prej gjashtë muajsh, ka hequr sanksionet që i ishin vendosë Kosovës dhe i ka forcuar marrëdhëniet me aleatët euroatlantikë.

“Përderisa kryeministri i mëparshëm i acaroi marrëdhëniet me aleatët, duke shkuar deri në vendosjen e sanksioneve, ne për gjashtë muaj i normalizuam ato marrëdhënie, e kthyem besimin dhe morën përkrahje politike, përkrahje financiare në vlerë prej 1 miliard dollar dhe bashkëpunim ushtarak, duke mundësuar Forcën tonë të Sigurisë që të rreshtohet krahas ushtrisë amerikane për të kontribuar për paqen në botë”, ka thënë kryeministri.

Hoti ka thënë se garanci e pavarësisë dhe integritetit tonë territorial është bashkëpunimi me aleatët tanë historikë dhe euroatlantikë, të cilët po ndihmojnë edhe në rritjen e kapaciteteve tona ushtarake.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, tha se për 6 muaj në qeverisje kemi kryer punë sa oponentët tanë nuk do të mund t’i kryenin për një mandat të plotë, në kuptimin e orientimit euroatlantik të shtetit dhe menaxhimit të shtetit.

Si suksese të matshme të qeverisë së tij, Hoti ka përmendur menaxhimin e pandemisë, politikën e jashtme, menaxhimin e situatës me Gjykatën Speciale, etj.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM