Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për emërimin e Ekrem Hysenaj, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
Pasi të përfundojë detyrën e U.D. të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK –ja për zbatimin e tij.