Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani kërkon ndihmën e KE t’i bind shtetet e BE-së për liberalizim të vizave

Jan 12, 2021

Në kuadër të vizitës dy ditore në Bruksel, u.d. presidentja e Republikës së Kosovës, dr.Vjosa Osmani, është takuar me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj BE-së për përkrahjen e vazhdueshme të BE-së për Republikën e Kosovës, e sidomos përgjatë periudhës së përballjes me pandeminë Covid-19. U diskutua lidhur me mbështetjen e mëtejme të BE-së në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës si dhe për Planin e investimeve ekonomike. 

Ajo tha se procesi i integrimit në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, duke konfirmuar vullnetin e institucioneve të vendit dhe të gjithë qytetarëve për avancim të mëtutjeshëm në këtë proces.

“Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se mungesa e ambicies ose angazhimit nga secila palë  në procesin e integrimit evropian do të thotë që mbështetja dhe besimi i qytetarëve në rrugën e integrimit në BE mund të dëmtohet”, ka potencuar ndër të tjera u.d. presidentja Osmani. 

Osmani ka ritheksuar faktin se Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kriteret formale për liberalizimin e vizave për zonën Schengen.

Në këtë kontekst, u.d. Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi, teksa kërkoi edhe ndihmën e Komisionit Evropian për t`i bindur shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sa i përket dialogut me Serbinë, u.d. presidentja Osmani potencoi nevojën e unifikimit të gjithë spektrit politik në vend rreth këtij procesi në mënyrë që ai të përfundojë suksesshëm. Ajo kërkoi që BE të jetë e zëshme në raport me Serbinë në mënyrë që ky shtet t`i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM