Para Stacionit Policor në Prishtinë sot kanë protestuar aktivistët e Partisë Socialdemokrate.
Gjatë protestës në murin e Stacionit policor, aktivistët e kësaj partie kanë shkruar “Për partitë tubime, për qytetarë dënime”, ku sipas tyre po protestojnë kundër padrejtësive që po u bëhen qytetarëve të Kosovës.
Pas kësaj pjesëtarët e policisë kanë arrestuar disa përfaqësues të PSD-së.